kasami nga shqiperia vlen eshte fitues absolut i zgjedhjeve lokale 68f6e1d2c05b9

Kasami nga Shqipëria: VLEN është fitues absolut i zgjedhjeve lokale

October 21, 2025
1 minut lexim

Tiranë, 20 tetor – Kryetari i Tetovës Bilall Kasami, ka qenë i ftuar për intervistë në SYRI TV, në emisionin e Çim Peka, ku ka folur për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut. Kasami tha se VLEN është fitues absolut i zgjedhjeve lokale, ndërsa shtoi se këto zgjedhje janë fundi politik i Ali Ahmetit, për disa arsye.

“Për momentin kemi fituar 5 komuna pa balotazh, BDI ka 3. Në Kërçovë dhe vendet tjera ku janë në balotazh shqiptarët me maqedonasit, do t’i përkrahim kandidatët shqiptarë. Besoj se edhe BDI do ta bëjë këtë, sikur në Bërvenicë, Dollnen ku në balotazh janë kandidatët e VLEN-it me ata të VMRO-së”.

“Vlerësoj që është fundi politik i Ali Ahmetit, për faj të kalkulimeve të tij politike. Ai tentoi të bashkojë atë që nuk bashkohet. Fillimisht përçante shqiptarët dhe më pas në kohë të gabuar tentoi të bashkojë ata që nuk bashkohen”, tha Kasami.

Ai foli edhe për rezultatin në Tetovë, duke thënë se për shkak të kandidatëve maqedonas, në Tetovë do të votohet edhe një herë.

“Ishte një lojë që dikush e priste, dikush jo. Derisa ne jemi pjesë e Qeverisë dhe BDI pretendonte se unë do të zgjidhem me vota të VMRO-së, ndodhi e kundërta. Votat e maqedonasve shkuan edhe tek kandidati i BDI-së dhe kjo na detyroi që të shkojmë në balotazh”, tha Kasami.

Ndërsa sa i përket dështimit të zgjedhjeve në Gostivar dhe Vrapçisht, Kasami tha se kjo është si pasojë e dëshpërimit të votuesve.

“Rasti i Gostivarit është shembulli se si një keqqeverisje dëshpëron votuesit dhe nuk dalin të votojnë. Në Gostivarin nuk kanë arritur të nxjerrin as 1/3 e votuesve. Kjo është këmbanë alarmi për ta ndërruar modelin e qeverisjes. Shqiptarët vite me radhë janë qeverisur nga një parti e dalë nga lufta dhe kur kemi kërkuar kushte më të mira, BDI është thirrur se ata sollën flamurin, gjuhën Skënderbeun. Pra censusi në Gostivar është çështje e dëshpërimit të votuesve nga keqqeverisja”, tha Kasami.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

thirrja e feros per arbeniten te lutem mundeso qe te takoj vajzen 68f6d134e6a18
Lajmi i mëparshëm

Thirrja e Feros për Arbenitën: Të lutem, mundëso që të takoj vajzën

horoskopi ditor e marte 21 tetor 2025 68f70976c4d70
Lajmi i radhës

Horoskopi ditor, e martë 21 tetor 2025

Të fundit nga

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë