kasami kjo seshte vetem fushate por edhe mision jetik per ta ndryshuar tetoven 68e07855b04b6

Kasami, kjo s’është vetëm fushatë, por edhe mision jetik për ta ndryshuar Tetovën

October 4, 2025
1 minut lexim

Tetovë, 3 tetor – Kryetari i Tetovës Bilall Kasami, së bashku me bartësin e listës për këshilltarë, Albi Qamili dhe kandidatët tjerë për këshilltarë, sonte ka mbajtur tubim me banorët në lagjet Çarshia e Epërme dhe Shaip Kamberi.

Në prezencë të shumë mbështetësve, Kasami tha se “kjo nuk është vetëm fushatë politike, por edhe mision i jetës së tij, ta ndryshojë Tetovën”.

“Në këto lagje jam rritur, këtu jetoj dhe çdo ditë ndaj të mirat e të këqijat me ju. Prandaj, kjo nuk është vetëm fushatë politike për mua, është misioni i jetës sime, të ndryshojmë Tetovën bashkë!”.

“Energjia që ndjeva sonte ishte dëshmi e qartë se lagjet Çarshia e Epërme dhe Shaip Kamberi janë gati për ta vazhduar ndryshimin, se Tetova është gati të ngrihet fuqishëm dhe të mos kthehet më prapa”, ka shkruar Kasami, duke kërkuar mbështetje që më 19 tetor të vuloset fitorja e madhe në Tetovë.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

jo vetem burg por edhe gjobe me nje shume te majme per sean diddy gjykatesi kur te lirohet do te kete 68e06172d5719
Lajmi i mëparshëm

Jo vetëm burg, por edhe gjobë me një shumë të majme për Sean “Diddy”, gjykatësi: Kur të lirohet do të ketë…

izraeli dhe hamasi leshojne sinjale pozitive cnn jane te gatshem te ecin perpara me planin e trump per paqen ne gaza 68e099a614ac8
Lajmi i radhës

Izraeli dhe Hamasi lëshojnë sinjale pozitive, CNN: Janë të gatshëm të ecin përpara me planin e Trump për paqen në Gaza

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë