kaq vite mbushi sot tayna 693e8ed12e3a0

Kaq vite mbushi sot Tayna!

December 14, 2025
1 minut lexim

Reperja shumë e pëlqyer shqiptare, Tayna, feston sot ditëlindjen e saj të 29-të.

E njohur për hitet dhe performancat e saj energjike, Tayna ka zgjedhur ta shënojë këtë ditë të veçantë duke u bërë një dhuratë të madhe ndjekësve të saj besnikë: publikimin e këngës së re, “Diamond”.

Ky projekt muzikor vjen si një falënderim për mbështetjen e tyre të vazhdueshme.

Ky vit ka qenë jashtëzakonisht i suksesshëm për Taynën, duke e ngritur karrierën e saj në një nivel ndërkombëtar.

Kënga e saj, “Si Ai”, shpërtheu në të gjithë botën duke u bërë një fenomen i vërtetë global.

‘Si Ai’ arriti të pushtojë platformat e ndryshme, duke u bërë virale kryesisht në TikTok dhe duke hyrë në klasifikimet e shumë vendeve jashtë Ballkanit.

Hiti u dëgjua dhe u shpërnda masivisht nga përdorues në botë duke e kthyer Taynën në një ambasadore të muzikës shqiptare në skenën ndërkombëtare.

Me publikimin e ‘Diamond’ sot, Tayna synon të vazhdojë serinë e hiteve, duke e bërë ditëlindjen e saj një festë jo vetëm personale, por edhe profesionale.

Gëzuar ditëlindjen Tayna! 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shba te shtena me arme ne universitetin brownvriten 2 studente plagosen 9 te tjere 693e8ce5dd2db
Lajmi i mëparshëm

SHBA/Të shtëna me armë në Universitetin Brown,vriten 2 studentë, plagosen 9 të tjerë

je pa moral himci salianjit kerkon llogari per firmat ndaj shabanit kur ishe vete iniciator 693ea1768c2d9
Lajmi i radhës

“Je pa moral”/ Himçi-Salianjit: Kërkon llogari për firmat ndaj Shabanit, kur ishe vetë iniciator

Të fundit nga

ShkoLartë