Romain Saiss, kapiteni historik i Marokut, ka vendosur të tërhiqet nga kombëtarja në moshën 35-vjeçare, duke e njoftuar vendimin përmes Instagramit, pak para Botërorit 2026.
Mbrojtësi i Al-Sadd ka lënë pas një karrierë të pasur me 86 paraqitje me ‘Luanët e Atlasit’.
“ Sot mbyll kapitullin më të bukur të karrierës sime si futbollist.
Të mbroja ngjyrat e Marokut dhe të isha kapiten do të mbetet nderi më i madh i jetës sime..
Kjo fanellë shkon përtej sportit: është histori, rrënjë, familje dhe zemër,” shkroi Saiss, duke shprehur emocionin e tij për të gjitha vitet me kombëtaren.
Ai falënderoi gjithashtu shokët e skuadrës, stafin, tifozët dhe familjen për mbështetjen: “Gjithmonë kam dhënë gjithçka për këtë vend, i udhëhequr nga dashuria për kombëtaren dhe respekti për popullin tim.
Faleminderit për shokët që u bënë një familje e vërtetë, për të afërmit, tifozët dhe të gjithë ata që takova gjatë karrierës sime.”
Me këtë tërheqje, Maroku humbet një figurë kyçe të udhëheqjes brenda dhe jashtë fushës, një simbol profesionalizmi dhe përkushtimi, i cili do të mbetet një emër i paharrueshëm në historinë moderne të kombëtares.
Burimi: botasot.info


