kapiteni i fsk se vleresohet me titull prestigjioz ne shba 6aa7df37a7c41

Kapiteni i FSK-së vlerësohet me titull prestigjioz në SHBA

September 14, 2026
1 minut lexim

Kapiteni i Forcës së Sigurisë së Kosovës E.V., ka përfunduar me sukses Kursin Kualifikues të Forcave Speciale të Ushtrisë Amerikane – U.S. Army Special Forces Qualification Course (SFQC), në U.S. Army John F. Kennedy Special Warfare Center and School, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas më shumë se tetë muajsh trajnim intensiv, nga janari deri në shtator 2026, Kapiteni përfundoi programin e kualifikimit për Green Berets, i cili përfshin përgatitje të avancuar në taktika të njësive të vogla, planifikim dhe udhëheqje të operacioneve speciale, kualifikimin 18A Special Forces Detachment Officer, si dhe ushtrimin përfundimtar Robin Sage.

Në përfundim të kursit, Kapiteni u vlerësua me titullin “Distinguished Honor Graduate”, duke dëshmuar nivel të lartë të performancës profesionale, lidershipit dhe përkushtimit gjatë gjithë procesit të kualifikimit.

“Kjo arritje përfaqëson një sukses të rëndësishëm profesional dhe njëkohësisht dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm të FSK-së për ngritjen e kapaciteteve në fushën e operacioneve speciale, zhvillimin e kuadrove profesionale dhe avancimin e ndërveprueshmërisë me Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe partnerët strategjikë”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdojnë të investojnë në zhvillimin profesional të pjesëtarëve përmes edukimit dhe trajnimit në institucionet prestigjioze ushtarake të vendeve partnere.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dy persona ndalohen pas sulmit ndaj nje 21 vjecari ne kumanove 6aa7c8ae08a18
Lajmi i mëparshëm

Dy persona ndalohen pas sulmit ndaj një 21-vjeçari në Kumanovë

tensione reale mes rames dhe ballukut berisha zbulon cfare po ndodh ne qeveri zhvillime ne klanin e tyre mafioz 6aa7dfaf3c34f
Lajmi i radhës

“Tensione reale mes Ramës dhe Ballukut”- Berisha zbulon çfarë po ndodh në qeveri: Zhvillime në klanin e tyre mafioz!

Të fundit nga

ShkoLartë