kapet me pushke gjuetie dhe dhjete fisheke ne veture policia e ndalon nje person ne gjakove 6afaf28f6a649

Kapet me pushkë gjuetie dhe dhjetë fishekë në veturë, policia e ndalon një person në Gjakovë

November 16, 2026
1 minut lexim

Një person është shoqëruar në stacionin policor në Gjakovë, pasi gjatë kontrollit të veturës së tij është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri dhe municion.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 15 nëntor, rreth orës 09:00, në fshatin Brovinë të Gjakovës, transmeton “Bota sot”.

Gjatë kontrollit të automjetit të të dyshuarit, mashkull shtetas i Kosovës, zyrtarët policorë kanë gjetur një pushkë gjuetie dhe dhjetë fishekë, të cilat janë sekuestruar si prova materiale.

Pas shoqërimit në stacionin policor, i dyshuari është intervistuar nga organet kompetente lidhur me rastin.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet lidhur me posedimin e armës dhe municionit do të vazhdojnë sipas procedurave ligjore.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mexhiti brezi i manastirit permbushi detyren ne duhet te sigurojme arsim cilesor ne shqip 6afaf1d531cb8
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Brezi i Manastirit përmbushi detyrën, ne duhet të sigurojmë arsim cilësor në shqip

hoxha vleresimi i komisionit evropian per shqiperine pergjegjesi per te ecur perpara 6afaf2bc30fdc
Lajmi i radhës

Hoxha: Vlerësimi i Komisionit Evropian për Shqipërinë, përgjegjësi për të ecur përpara

Të fundit nga

Arben Zeqiri: Nuk mbulohen dështimet me asfallt

Përplasje mes Arben Zeqirit dhe Arbër Kadriut ne emisionin “Dialog te Lajmi”: “Gjuha shqipe dhe përfaqësimi i drejtë nuk mbulohen me asfalt!” Një debat i ashpër është zhvilluar mes Arben Zeqirit nga

Estonia vendos ta mbyllë kufirin me Rusinë

Estonia do të mbyllë kufirin me Rusinë, pasi akuzoi Moskën zyrtare për një sulm të dyshuar ndaj një kompanie të teknologjisë së mbrojtjes. Autoritetet bëjnë të ditur se tetë persona janë arrestuar,
ShkoLartë