hoxha vleresimi i komisionit evropian per shqiperine pergjegjesi per te ecur perpara 6afaf2bc30fdc

Hoxha: Vlerësimi i Komisionit Evropian për Shqipërinë, përgjegjësi për të ecur përpara

November 16, 2026
1 minut lexim

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale mbi zhvillimet e fundit në Bruksel, në kuadër të Forumit të Zgjerimit 2026.

Hoxha citoi deklaratat e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila në fjalën e hapjes vlerësoi se “Shqipëria po dëshmon progres mbresëlënës”.

Hoxha theksoi se ky vlerësim, i pasqyruar edhe në Raportin e Progresit 2026, konfirmon ecurinë e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit dhe duhet të shërbejë njëkohësisht si burim krenarie dhe përgjegjësie për vijimin e reformave.

“Për dekada, anëtarësimi në BE ka qenë dëshira, aspirata dhe kërkesa jonë. Sot kësaj i është bashkuar edhe ftesa dhe dora e zgjatur e BE-së për të ecur përpara me përgjegjësi, vendosmëri dhe besim në të ardhmen tonë të përbashkët”, u shpreh Ministri Hoxha.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kapet me pushke gjuetie dhe dhjete fisheke ne veture policia e ndalon nje person ne gjakove 6afaf28f6a649
Lajmi i mëparshëm

Kapet me pushkë gjuetie dhe dhjetë fishekë në veturë, policia e ndalon një person në Gjakovë

estonia vendos ta mbylle kufirin me rusine 6afaf2c21a209
Lajmi i radhës

Estonia vendos ta mbyllë kufirin me Rusinë

Të fundit nga

Arben Zeqiri: Nuk mbulohen dështimet me asfallt

Përplasje mes Arben Zeqirit dhe Arbër Kadriut ne emisionin “Dialog te Lajmi”: “Gjuha shqipe dhe përfaqësimi i drejtë nuk mbulohen me asfalt!” Një debat i ashpër është zhvilluar mes Arben Zeqirit nga

Estonia vendos ta mbyllë kufirin me Rusinë

Estonia do të mbyllë kufirin me Rusinë, pasi akuzoi Moskën zyrtare për një sulm të dyshuar ndaj një kompanie të teknologjisë së mbrojtjes. Autoritetet bëjnë të ditur se tetë persona janë arrestuar,
ShkoLartë