kapen rreth 30 mije euro te padeklaruara ne han te elezit 6a4caf72df386

Kapen rreth 30 mijë euro të padeklaruara në Han të Elezit

July 7, 2026
1 minut lexim

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar mall me karakter komercial dhe 29 mijë e 900 euro para të gatshme të padeklaruara gjatë një kontrolli rutinor në Pikën e Kalimit Kufitar në Han të Elezit.

Sipas njoftimit të Doganës, automjeti me targa të Maqedonisë së Veriut u përzgjodh për kontroll bazuar në analizën e riskut dhe procedurat standarde. Fillimisht, drejtuesi i automjetit deklaroi se nuk posedonte mall apo mjete monetare që duhej të deklaroheshin.

Megjithatë, kontrolli fizik i automjetit zbuloi një sasi malli me natyrë komerciale që nuk ishte deklaruar pranë autoriteteve doganore. Po ashtu, gjatë kontrollit të shoferit dhe pasagjerit u gjetën 29,900 euro në para të gatshme, të cilat nuk ishin deklaruar, ndonëse ligji kërkon deklarimin e shumave prej 10 mijë eurosh ose më shumë gjatë hyrjes apo daljes nga Kosova.

Dogana bëri të ditur se, në përputhje me legjislacionin në fuqi, malli i padeklaruar, mjetet monetare dhe automjeti janë sekuestruar për zhvillimin e procedurave të mëtejshme ligjore.

“Në këtë rast, malli i padeklaruar, mjetet monetare dhe automjeti janë sekuestruar për zhvillimin e procedurave të mëtejshme ligjore. Në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, ndaj palës do të ndërmerren masat e parapara, përfshirë konfiskimin e përqindjes së mjeteve monetare sipas vendimit të autoritetit kompetent dhe procedurat për kundërvajtje doganore”, thuhet në njoftim.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ukraina leshon dronet mbi moske trump e frikshme 6a4caae7ec1ed
Lajmi i mëparshëm

Ukraina lëshon dronët mbi Moskë, Trump: E frikshme

behgjet pacolli korr tjeter fitore hiqen masat ndaj mabco s hapet rruga per rifillimin e punimeve ne aeroportin 6a4cafefe2bc6
Lajmi i radhës

Behgjet Pacolli korr tjetër fitore, hiqen masat ndaj MABCO-s, hapet rruga për rifillimin e punimeve në Aeroportin…

Të fundit nga

ShkoLartë