kapen 4 valixhe me droge ne rinas ishin nisur nga tajlanda arrestohen dy kineze 68f73948b7c4e

Kapen 4 valixhe me drogë në Rinas/ Ishin nisur nga Tajlanda, arrestohen dy kinezë

October 21, 2025
1 minut lexim

61 kilogramë kanabis laboratorik janë kapur në Aeroportin e Rinasit.

Dy kinezë janë arrestuar në tentativë për të hyrë në kufirin shqiptar, ndërsa me vete kishin valixhet me drogë. Ata ishin nisur me drogë nga Tajlanda, ndërsa kaluan tranzit në Emiratet e Bashkuara.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Quality”, i zhvilluar nga DVP Tiranë, Policia Kufitare e Rinasit, Njësia e Informacionit për Pasagjerin dhe Drejtoria e Hetimit Doganor.

Goditet një rast i trafikimit të kanabisit me përqindje të lartë THC nga Tajlanda në Shqipëri. Sekuestrohen 61 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e ndarë në 120 pako. Kapen në Rinas, nga Policia Kufitare, dhe vihen në pranga 2 shtetasit kinezë që trafikuan lëndën narkotike, nga Bangkoku, me qëllim shitjen në Shqipëri.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Policia e Tiranës, me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit të lëndës narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, për shitje në Shqipëri, është goditur një tjetër rast i kësaj veprimtarie kriminale.

Bazuar në informacionet e siguruara nga Njësia e Informacionit për Pasagjerin, Policia Kufitare Rinas, në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve në DVP Tiranë dhe me Drejtorinë e Hetimit Doganor, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “Quality”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit kinezë: -Y. G., 37 vjeç dhe Ch. J., 48 vjeç. Këta shtetas u kapën në flagrancë në hyrje në Rinas me 2 valixhe me rreth 61 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, që dyshohet se e kanë trafikuar nga Bangkoku, me qëllim shitjen në Shqipëri. Sasi e kanabisit u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Vijojnë hetime të thelluara për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

keta jane dhjete kandidatet me te votuar per asamble komunale te prishtines nga lvv dhe aak 68f738a4cb332
Lajmi i mëparshëm

Këta janë dhjetë kandidatët më të votuar për asamble komunale të Prishtinës nga LVV dhe AAK

nje numer i aplikacioneve ndaluan se funksionuari cfare ndodhi ne te vertete 68f73986baadc
Lajmi i radhës

Një numër i aplikacioneve ndaluan së funksionuari – çfarë ndodhi në të vërtetë?

Të fundit nga

Albin Kurti njofton suksesin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se vendi ynë po vazhdon të regjistrojë suksese në indekset ndërkombëtare, kësaj radhe në luftën ndaj krimit të organizuar. Kurti ka shkruar në Facebook se
ShkoLartë