kaos ne parlamentin turk deputetet e erdogan dhe te opozites perfshihen ne nje sherr me grushte 694912d5f3b34

Kaos në parlamentin turk/ Deputetët e ​Erdogan dhe të opozitës përfshihen në një sherr me grushte

December 22, 2025
1 minut lexim

Asambleja Kombëtare e Turqisë u përfshi nga tensione të forta të dielën në mbrëmje, gjatë ditës së fundit të debatit për buxhetin e shtetit, kur deputetë të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në pushtet dhe Partisë Republikane Popullore (CHP) të opozitës u përleshën fizikisht, duke shkëmbyer grushte në sallën plenare.

Incidenti zgjati rreth dhjetë minuta dhe detyroi Kryetarin e Parlamentit, Numan Kurtulmuş, të pezullojë seancën, pasi forcat e sigurisë patën vështirësi në largimin e deputetëve të përfshirë në përleshje.

Pavarësisht kaosit, Parlamenti miratoi më pas përfundimisht Buxhetin e Qeverisë Qendrore për vitin 2026 me 320 vota pro dhe 249 kundër. Ndërkohë, Akti i Përgjegjshmërisë për vitin 2024 u miratua me 316 vota pro dhe 247 kundër.

Si nisi konflikti

Sipas raportimeve, përplasja nisi pas një debati verbal mes deputetit të Partisë AK nga Bursa, Mustafa Varank, dhe nënkryetarit të grupit parlamentar të CHP-së, Gökan Günaydın. Nga foltorja, Varank u drejtua nga bankat e opozitës me deklarata provokuese, duke përmendur edhe kryetarin e CHP-së, Özgür Özel, si dhe premtimet e tij për fermerët.

Reagimi i Günaydın ishte i menjëhershëm dhe i ashpër. Ai akuzoi partinë në pushtet se po përdor polemika për përfitime politike dhe se po shpif në mënyrë sistematike ndaj bashkive të drejtuara nga CHP.

Tensionet u rritën edhe më tej kur në protestë u ngrit nënkryetari tjetër i grupit parlamentar të CHP-së, Ali Mahir Başarır. Shkëmbimet verbale u shndërruan fillimisht në shtytje dhe më pas në përleshje fizike mes deputetëve të të dyja palëve.

Shumë ligjvënës u mblodhën në qendër të sallës, ndërsa rojet e sigurisë dhe deputetë të tjerë tentuan të ndanin deputetët e përfshirë në sherr. Përleshjet vijuan edhe gjatë ndërprerjes së seancës.

Në momentin e incidenteve, në sallë ndodheshin edhe kryetari i CHP-së, Özgür Özel, si dhe kryetari i Partisë së Lëvizjes Nacionaliste, Devlet Bahçeli, por asnjëri prej tyre nuk ndërhyri drejtpërdrejt për të ndalur përplasjen.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ne gjykate shfaqen videoincizimet e dites kritike te vrasjes se liridona ademajt 694912bf413ae
Lajmi i mëparshëm

Në Gjykatë shfaqen videoincizimet e ditës kritike të vrasjes së Liridona Ademajt

rolling hills liqeni njesite e para dorezohen brenda vitit te ardhshem 694917b0e8a1b
Lajmi i radhës

Rolling Hills Liqeni, njësitë e para dorëzohen brenda vitit të ardhshëm

Të fundit nga

Kalojini festat e fundvitit me paqe në zemër!

Festat e fundvitit vijnë me një magji të veçantë. Dritat që vallëzojnë në rrugë, aromat e gatimeve që mbushin shtëpitë, zërat e qeshur të fëmijëve që gërvishtin lehtësisht kohën e qetë –

Ngjarjet për ditën e sotme

Mbahet seanca e shqyrtimit fillestar në çështjen penale ndaj të pandehurve Lubomir Çimburoviq, Predrag Bradiq dhe Milivoje Iviq, për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë. (Gjykata Themelore Prishtinë, Objekti
ShkoLartë