kanye west dhe bianca censori ne fokus te mediave pas paraqitjes se fundit ne publik 69ef67c3461a6

Kanye West dhe Bianca Censori në fokus të mediave pas paraqitjes së fundit në publik

April 27, 2026
1 minut lexim

Kanye West u shfaq sërish në publik për një takim të thjeshtë mëngjesi me bashkëshorten e tij Bianca Censori.

Reperi kontrovers, 48 vjeç, e nisi ditën së bashku me bashkëshorten e tij arkitekte, 31 vjeç, teksa u ndalën për ushqim të shpejtë në Denny’s në Los Anxhelos të shtunën.

Çifti u vesh në mënyrë të koordinuar me rroba të errëta — por ndërsa ai kishte zgjedhur një stil të thjeshtë dhe të rehatshëm, Censori ishte veshur më e kuruar me një kostum “catsuit” me shpatulla të zbuluara, të kombinuar me geta të shkurtra opake dhe sandale me takë transparente, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Bota sot”.

Image

Kanye West dhe Bianca Censori.

Gjatë daljes nga restoranti, Censori u pa duke shkruar në telefon dhe duke mbajtur çelësat e makinës, ndërsa West e ndiqte nga afër.

Kjo ndodhi mëngjesin pas një nate në Chateau Marmont, ku muzikanti u pa duke rregulluar kapuçin e xhaketës së tij me zinxhir mbi kokë ndërsa ecnin së bashku.

Image

Kanye West dhe Bianca Censori.

Poshtë kapuçit, ai kishte veshur një bluzë gri me print grafik, të kombinuar me pantallona lëkure dhe atlete të zeza të trasha.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

rama paralajmeron spiropalin me perjashtim nga grupi parlamentar 69ef6613a7991
Lajmi i mëparshëm

Rama paralajmëron Spiropalin me përjashtim nga Grupi Parlamentar

siljanovska davkova me nje qeveri te qendrueshme ne bullgari ka vend per bisedime 69ef6da0ea462
Lajmi i radhës

Siljanovska-Davkova: Me një qeveri të qëndrueshme në Bullgari, ka vend për bisedime

Të fundit nga

ShkoLartë