kanosen te riun per 30 mije euro dhe i vodhen makinen arrestohen 3 persona ne vlore 69df940220377

Kanosën të riun për 30 mijë euro dhe i vodhën makinën, arrestohen 3 persona në Vlorë

April 15, 2026
1 minut lexim

Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Strike”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për shtrëngim me anë të kanosjes dhe grabitje të një automjeti.

Sipas njoftimit zyrtar, aksioni u zhvillua pas kallëzimit të një 30-vjeçari, i cili kishte denoncuar se ishte kërcënuar nga tre shtetas për t’u detyruar të jepte shumën prej 30 mijë eurosh. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në një lokal në lagjen “Pavarësia” në Vlorë.

Menjëherë pas denoncimit, u ngrit një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, i cili, përmes veprimeve të shpejta dhe metodave proaktive, bëri të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në kuadër të operacionit “Strike”, u vunë në pranga shtetasit A. G., 26 vjeç, M. B., 22 vjeç dhe M. H., 29 vjeç, të tre banues në Vlorë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se këta shtetas kanë kanosur 30-vjeçarin K. S. për t’i marrë një shumë parash dhe më pas i kanë marrë automjetin tip “BMW”, me të cilin janë larguar nga vendngjarja.

Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar si automjetin e autorëve, ashtu edhe automjetin e marrë shtetasit të dëmtuar.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

nje specie ne zhdukje eshte pare dje duke notuar ne budva 69df92f5772f8
Lajmi i mëparshëm

Një specie në zhdukje është parë dje duke notuar në Budva

sulmi ndaj gazetarit burim pacolli supremja ia nderprene paraburgimin mossit 69df9577244bb
Lajmi i radhës

Sulmi ndaj gazetarit Burim Pacolli, Supremja ia ndërprenë paraburgimin Mossit

Të fundit nga

ShkoLartë