kanadezi ne telashe bleu ilegalisht artefakt ne kumanove dyshohet se donte ta nxirrte jashte vendit 6a9ad1ed3a6b4

Kanadezi në telashe: Bleu ilegalisht artefakt në Kumanovë, dyshohet se donte ta nxirrte jashtë vendit!

September 4, 2026
1 minut lexim
ll

Policia e Kumanovës e kallëzon penalisht 37-vjeçarin – bëhet fjalë për një fragment guri që konsiderohet trashëgimi kulturore

Një shtetas 37-vjeçar i Kanadasë është vënë nën hetim nga policia e Kumanovës, pasi dyshohet se ka blerë dhe përvetësuar pa autorizim një artefakt që përbën trashëgimi kulturore.

Sipas MPB-së, SPB Kumanovë ka ngritur kallëzim penal ndaj J.A.S. (37) nga Kanadaja, nën dyshimin për veprën penale që lidhet me nxjerrjen apo eksportimin jashtë vendit të pasurive nën mbrojtje të përkohshme, trashëgimisë kulturore ose rariteteve natyrore.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur më 28 gusht 2026, kur kanadezi në mënyrë të kundërligjshme ka siguruar dhe përvetësuar një fragment guri ranor, i cili është kategorizuar si trashëgimi kulturore.

Dyshimet e policisë janë se ai e kishte siguruar objektin me qëllim ta nxirrte nga vendi pa lejen e autoriteteve kompetente.

Rasti tashmë është proceduar penalisht, ndërsa autoritetet po vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjorgjievski pret kryeparlamentarin gashi bashkepunimi institucional i rendesishem per zhvillimin e shkupit 6a9ad0a21b21b
Lajmi i mëparshëm

Gjorgjievski pret kryeparlamentarin Gashi: Bashkëpunimi institucional, i rëndësishëm për zhvillimin e Shkupit

Të fundit nga

ShkoLartë