Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashin, ku kanë diskutuar për rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe realizimin e projekteve në interes të qytetarëve.
Gjorgjievski bëri të ditur se takimi u zhvillua në ambientet e Qytetit të Shkupit, ndërsa bisedën e cilësoi si të hapur dhe konstruktive.
“Në një bisedë të hapur dhe konstruktive theksuam rëndësinë e bashkëpunimit të fortë institucional në realizimin e projekteve që sjellin zhvillim dhe një jetë më të mirë për qytetarët”, deklaroi Gjorgjievski.
Ai theksoi se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve është i rëndësishëm për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe zhvillimin e kryeqytetit.
“Vetëm përmes dialogut, unitetit dhe punës konkrete mund të krijojmë një të ardhme më të mirë për Shkupin dhe për të gjithë Maqedoninë”, tha kryetari i Qytetit të Shkupit.
Në fund të njoftimit, Gjorgjievski falënderoi kryetarin e Kuvendit për vizitën dhe për bisedën, duke e cilësuar atë si konstruktive.
Burimi: alfax.mk


