kanadaja i bashkohet programit te ri te mbrojtjes se be se 692e98b33ac4a

Kanadaja i bashkohet programit të ri të mbrojtjes së BE-së

December 2, 2025
1 minut lexim

Kanadaja është bërë vendi i parë jo-evropian që i bashkohet fondit të ri të mbrojtjes së Bashkimit Evropian, një program shumë-miliardësh që synon rritjen e kapaciteteve ushtarake të Evropës. Lëvizja vjen ndërsa Ottawa kërkon të diversifikojë bashkëpunimin e saj të mbrojtjes dhe të zvogëlojë varësinë nga Shtetet e Bashkuara.

Kryeministri kanadez Mark Carney njoftoi se Kanadaja i është bashkuar iniciativës SAFE, një fond prej 150 miliardë eurosh, i krijuar nga BE-ja për të përshpejtuar riarmatimin dhe për të forcuar gatishmërinë mbrojtëse deri në vitin 2030.

Sipas Carney-t, pjesëmarrja në SAFE do t’i ofrojë industrisë kanadeze të mbrojtjes “mundësi të jashtëzakonshme” falë qasjes më të gjerë në tregun evropian.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cilësoi këtë hap si një “niveli të ri bashkëpunimi” mes BE-së dhe Kanadasë.

Programi SAFE u krijua pas shqetësimeve në rritje për rrezikun e një sulmi të mundshëm rus ndaj Evropës dhe hezitimeve për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së.

Ky është një nga hapat e parë të mëdhenj të Carney-t për të larguar varësinë nga furnizimet dhe kontratat me Shtetet e Bashkuara.

Më herët, kryeministri kanadez kishte deklaruar se më shumë se 70 për qind e shpenzimeve ushtarake të vendit nuk do të shkonin më drejt kompanive amerikane.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kushte te paqendrueshme dhe reshje shiu me intensitet te ulet parashikimi i motit per kete te marte 692e98438a804
Lajmi i mëparshëm

Kushte të paqëndrueshme dhe reshje shiu me intensitet të ulët, parashikimi i motit për këtë të martë

sot takimi me putin dhe te derguarin te posacem te trump per planin e paqes ne ukraine optimizem te pala amerikane zelensky dhe europianet te shqetesuar 692e9a6a6ad15
Lajmi i radhës

Sot takimi me Putin dhe të dërguarin të posaçëm të Trump për planin e paqes në Ukrainë, optimizëm te pala amerikane, Zelensky dhe europianët të shqetësuar

Të fundit nga

Klubi vendos ultimatum

Çelsi është jashtë garës për titullin kampion në Angli, pasi fitoi vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit të Premier Ligë. Barazimi i fundit me Bornmuth ka tronditur edhe trajnerin Enzo Mareska,
ShkoLartë