Futbollisti Egzon Bejtullai është ftuar të Maqedonia e Veriut.
Drita e Gjilanit, kampion në fuqi i Kosovës, mburret me futbollistin e saj Egzon Bejtullai.
“Lojtari ynë, Egzon Bejtullai, është ftuar nga Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut!
Një tjetër sukses i madh për futbollistin tonë, i cili me paraqitjet e tij të mira ka fituar besimin për të qenë pjesë e përfaqësueses shtetërore.
Egzon Bejtullai vazhdon të tregojë forcën, përvojën dhe cilësinë e tij në mbrojtje, duke u bërë një emër i rëndësishëm si për klubin, ashtu edhe për kombëtaren.
Urime Egzonit për këtë ftesë të merituar!
Suksese dhe sa më shumë paraqitje me fanellën e kombëtares”, njofton FC Drita.
Burimi: botasot.info


