kampionet shfaqin interes per sulmuesin e interit 68fcd2f330b08

Kampionët shfaqin interes për sulmuesin e Interit

October 25, 2025
1 minut lexim

Napoli ka shfaqur interes të madh për sulmuesin e Interit, Françesko Pio Esposito, gjatë verës së kaluar, por Interi ka refuzuar çdo ofertë.

Sipas “Il Mattino”, Napoli ka tentuar dy herë: një në vjeshtën e kaluar dhe një tjetër në fillim të verës, para se Esposito të nisej për turneun në SHBA me Interin.

Klubi zikaltër e konsideron Espositon si një lojtar kyç për të tashmen dhe të ardhmen e skuadrës. Talent i jashtëzakonshëm, ai është pjesë e planit afatgjatë të Interit, dhe drejtuesit kanë vendosur ta ruajnë për të zhvilluar më tej potencialin e tij.

I lindur në vitin 2005, Esposito bëri bujë me paraqitjet e tij në Specian në Serie B, ku shënoi 14 gola në 27 ndeshje dhe ndihmoi ekipin të ngjitej në vendin e tretë të klasifikimit. Në maj 2025, ai rinovoi kontratën me Interin deri në vitin 2030, me një pagë prej rreth 1 milion euro në vit.

Pavarësisht interesit të Napolit, Interi nuk ka ndryshuar qëndrim. Francesco Pio Esposito mbetet një pjesë e rëndësishme e projektit afatgjatë të klubit, duke treguar se për talentët e rinj, Interi s’e lëshon lehtë dorën.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

thyente vetura ne lagje te ndryshme kapet ne flagrance 37 vjecari nga tirana ne durres 68fcd2963a1e2
Lajmi i mëparshëm

​Thyente vetura në lagje të ndryshme, kapet në flagrancë 37-vjeçari nga Tirana në Durrës

gani qarri shperthen ndaj ldk se nje grupim rrugacesh e manipulatoresh 68fcd30059cfd
Lajmi i radhës

Gani Qarri shpërthen ndaj LDK-së: “Një grupim rrugaçësh e manipulatorësh”

Të fundit nga

Autogoli – ferr për Arsenalin 

Arsenal ka lejuar një befasi nga skuadra e fundit të tabelës. Në ndeshjen e javës së 31-të të Premier League, Wolves barazoi 2:2 ndaj Arsenalit, një rezultat që për “Topçinjtë” ishte pothuajse
ShkoLartë