kamioni me 350 kg droge u kap ne kakavije shpallet ne kerkim pronari 69a5aa59bfb8e

Kamioni me 350 kg drogë u kap në Kakavijë, shpallet në kërkim pronari!

March 2, 2026
1 minut lexim

Policia e Gjirokastrës shpall në kërkim pronarin e kamionit, të implikuar në trafikimin e 350 kg drogë të fshehura në një trajler që po dilte nga Kakavija drejt Greqisë fundjavën e kaluar.

Në kërkim është shpallur N.S., 43 vjeç, banues në Tiranë, që akuzohet se ka bashkëpunuar me drejtuesin e mjetit, E.Q, i cili u arrestua të premten (27 shkurt).

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të hetimeve të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Risku”, shpallën në kërkim shtetasin N. S., 43 vjeç, banues në Tiranë, pronari i kamionit ku u gjetën rreth 350 kilogramë Cannabis Sativa, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasin E. Q., drejtuesi i kamionit, i cili u arrestua më datë 27.02.2026, për të trafikuar në Greqi”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë vendore.

Lënda narkotike u gjet e fshehur në kamion, në një zonë me dopjo shasi.

“Rreth orës 06:30, gjatë kontrollit me skaner të një mjeti bosh në dalje nga dogana, punonjësit vunë re një dopio shasie, ku dyshohej të ishte fshehur lënda narkotike “cannabis sativa”. Mjeti u dërgua për kontroll fizik së bashku me forcat e policisë, ku u zbuluan 166 pako, secila me peshë rreth 2.1 kg lëndë narkotike”, thuhej në njoftimin pas operacionit në kufi.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

amerika nuk lejohet ta sulmoje iranin nga territori i spanjes 69a5a98c2c3c1
Lajmi i mëparshëm

​Amerika nuk lejohet ta sulmojë Iranin nga territori i Spanjës

enis kervan emerohet zevendesminister i mbrojtjes 69a5aa71a369e
Lajmi i radhës

Enis Kervan emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes

Të fundit nga

ShkoLartë