kallezim penal ndaj jani makradulit si drejtor i postes nuk i pagoi faturat dy kompanive 6ad7778094918

Kallëzim penal ndaj Jani Makradulit, si drejtor i “Postës” nuk i pagoi faturat dy kompanive

October 20, 2026
1 minut lexim

Drejtoria e Policisë Financiare ngriti një kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup kundër personit J.M., ish-drejtor i përgjithshëm i SH.A.-së shtetërore “Posta e Maqedonisë së Veriut” dhe kryetar i Bordit të Drejtorëve, për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” sipas nenit 353 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Siç njoftoi Policia Financiare, në periudhën nga viti 2021 deri në vitin 2022, i kallëzuari duke vepruar në kundërshtim me Statutin e shoqërisë dhe Ligjin për Shoqëritë Tregtare, nuk ndërmori veprime për zbatimin e vendimeve dhe përfundimeve të Bordit të Drejtorëve për pagesën e detyrimeve monetare ndaj dy personave juridikë në shumën totale prej 19.292.984,00 denarë.

“Pavarësisht faktit se i ishin dorëzuar dokumentet e nevojshme të pagesës, i pandehuri nuk e nënshkroi marrëveshjen për pagesën e borxhit, nuk i konfirmoi faturat dhe nuk i nënshkroi urdhëresat e pagesës. Duke vepruar në këtë mënyrë, ai mundësoi që të nisin procedurat ligjore kundër kompanisë, pas të cilave vendimet gjyqësore përcaktuan detyrime për të paguar kamatë ndëshkuese”, deklaron Policia Financiare.

Në këtë mënyrë, SH.A. “Posta e Maqedonisë së Veriut” pësoi dëm total prej 10.968.483,00 denarësh në bazë të kamatës ndëshkuese.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

muhamed murtezi nga ld duhet te hetohet nese dikush brenda vlen it punoi kunder kandidatit tone ne bervenice 6ad776ee0dc9b
Lajmi i mëparshëm

Muhamed Murtezi nga LD: Duhet të hetohet nëse dikush brenda VLEN-it punoi kundër kandidatit tonë në Bërvenicë

Të fundit nga

ShkoLartë