kadrijaj i reagon rizvanollit kurti dhe ju refuzuat projektin amerikan te gazit sot duhet te jepni llogari 6a30573629b8e

​Kadrijaj i reagon Rizvanollit: Kurti dhe ju refuzuat projektin amerikan të gazit, sot duhet të jepni llogari

June 15, 2026
1 minut lexim

Nënkryetarja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka reaguar ndaj ish-ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, duke e akuzuar atë dhe kryeministrin Albin Kurti si “arkitektët kryesorë” të refuzimit të projektit strategjik të gazit në vitin 2021.

Kadrijaj tha se Rizvanolli ndodhet sot në një “pozitë të sikletshme”, pasi sipas saj, vendimi për ta refuzuar projektin e gazit ishte i gabuar dhe do të kërkojë përgjegjësi politike.

“Ju nuk e refuzuat projektin sepse i shërbente dikujt tjetër. Nuk e refuzuat për shkak të industrisë apo mungesës së studimeve. E refuzuat sepse ishit kundër një projekti strategjik të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka deklaruar Kadrijaj.

Ajo ka theksuar se Qeveria Kurti kishte qenë e informuar për studimet teknike dhe ekonomike të realizuara nga Black & Veatch, me mbështetjen e U.S. Army Corps of Engineers dhe financimin e MCC-së, duke i quajtur të pabazuara arsyetimet e dhëna sot nga ish-ministrja.

Kadrijaj ngriti gjithashtu pyetjen se pse sipas saj, projekti vazhdon të kundërshtohet edhe tani, kur “Qeveria Amerikane, dy herë brenda një jave”, po bën thirrje që Kosova të mos e humbasë këtë mundësi për sigurinë energjetike.

“Nuk ka më vend për arsyetime. Kosova ka nevojë për përgjigje të qarta dhe për vendime strategjike që e forcojnë pavarësinë energjetike”, ka deklaruar Kadrijaj, duke akuzuar Qeverinë Kurti për vazhdim të varësisë energjetike nga importet.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

trump ngushtica e hormuzit hapet te premten paralajmeron plan te ri me iranin 6a3052a6ae4b5
Lajmi i mëparshëm

Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten, paralajmëron plan të ri me Iranin

skafi perplaset me mjetin e ushtrise kufitare ne sarande humb jeten 22 vjecari dy te tjere te lenduar 6a3057b55a15c
Lajmi i radhës

​Skafi përplaset me mjetin e ushtrisë kufitare në Sarandë, humb jetën 22-vjeçari, dy të tjerë të lënduar

Të fundit nga

ShkoLartë