ka qendruar ne hije per dhjetera vjet zbulohet asteroidi i fshehur prane tokes 68c9d9d3065bf

Ka qëndruar në ‘hije’ për dhjetëra vjet, zbulohet asteroidi i fshehur pranë Tokës

September 16, 2025
1 minut lexim

Astronomët kanë pikasur një asteroid pranë Tokës i cili ka qenë fare pranë planetit tonë duke mos u dalluar për 60 vjet.

Trupi i sapogjetur kozmik, i quajtur 2025 PN7, është një asteroid që rrotullohet rreth Diellit, por qëndron pranë planetit tonë.

Njësoj si ai, 2025 PN7 i duhet një vit që të plotësojë rrotullimin e tij.

Këta asteroidë ndryshojnë nga mini-hënat që zakonisht orbitojnë rreth Tokës, si 2024 PT5, i cili u rrotullua rreth planetit për dy muaj gjatë 2024 dhe mund të jetë një pjesë e shkëputur nga Hëna.

Asteroidi nuk u vu re nga astronomët sepse është shumë i vogël dhe i zbehtë.

Ai gjendet rreth 384,400 kilometra larg Tokës.

Astronomët po përpiqen ende të mësojnë përmasat e tij.

Një vlerësim i pranueshëm është rreth 30 metra gjatësi dhe 62 metra në diametër.

Me kohën, 2025 PN7 ndryshon orbitën nga rrumbullake në një trajektore si patkua kali.

Me këtë të fundit, largësia arrin në 297 milionë kilometra nga Toka.

Ai pritet të qëndrojë në këtë orbitë pranë Tokës për rreth 60 vite të tjera përpara se trajektorja ë ndryshojë.

Përbërja e tij mbetet ende e panjohur.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gazetari shokon hashim thaci te denohet nese shpallet fajtor 68c9d904d005f
Lajmi i mëparshëm

Gazetari ‘shokon’: “Hashim Thaçi të dënohet nëse shpallet fajtor!”

i veshur me ushtarake putin viziton stervitjet ruso bjellorusine ne ushtrime ishin pjesemarres edhe zyrtare ushtarake te shba se 68c9da19a0958
Lajmi i radhës

I veshur me ushtarake Putin viziton stërvitjet ruso-bjellorusinë, në ushtrime ishin pjesëmarrës edhe zyrtarë ushtarakë të SHBA-së

Të fundit nga

ShkoLartë