ka filluar vaksinimi kunder gripit sezonal deri tani jane paraqitur 43 000 qytetare 68f0bb7253ffd

Ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal, deri tani janë paraqitur 43.000 qytetarë

October 16, 2025
1 minut lexim

Ministria e Shëndetësisë informon se sot ka nisur vaksinimi kundër gripit sezonal, i cili po realizohet në gjithsej 35 pika vaksinimi në mbarë vendin, prej të cilave pesë janë në Shkup, përcjell TV21. Deri më tani, 43.000 qytetarë janë paraqitur përmes aplikacionit vakcinacija.mk, ndërsa mundësia për paraqitje mbetet e hapur.

“Interesi i qytetarëve që deri tani janë paraqitur për vaksinën kundër gripit sezonal është i madh. Jam i kënaqur me interesimin e treguar dhe dua të rikujtoj se mundësia për paraqitje është ende e hapur – përmes aplikacionit vakcinacija.mk ose përmes mjekut amë. Këtë vit, Ministria ka siguruar numrin më të madh në histori të vaksinave kundër gripit sezonal – 80.000 doza të vaksinës katërvalente nga prodhuesi i njohur “Abot” nga Holanda. Vaksinimi është masa më e mirë parandaluese për mbrojtjen e shëndetit, dhe pres që numri i qytetarëve të regjistruar për vaksinim të vazhdojë të rritet në ditët në vijim,” tha ministri Aliu.

Vaksinimi falas përfshin kategoritë e rrezikuara të popullsisë: personat mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, punonjësit shëndetësorë, gratë shtatzëna, fëmijët nga 6 muaj deri në 5 vjeç, si dhe personat që qëndrojnë në institucionet e kujdesit social për të moshuarit dhe të punësuarit në këto institucione.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dimitrieska kocoska ne washington banka boterore mbetet partnere e fuqishme ne realizimin e reformave dhe pershpejtimin e rritjes ekonomike 68f0bacfa1315
Lajmi i mëparshëm

Dimitrieska-Koçoska në Washington: Banka Botërore mbetet partnere e fuqishme në realizimin e reformave dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike

gjenocidi serb berisha me tone te forta nga kuvendi ata qe shkelin mbi gjakun e sakrifices skane gjak shqiptari kreu juaj argat i vucic 68f0bcd9b7431
Lajmi i radhës

Gjenocidi serb, Berisha me tone të forta nga Kuvendi: Ata që shkelin mbi gjakun e sakrificës, s’kanë gjak shqiptari. Kreu juaj, argat i Vuçiç

Të fundit nga

ShkoLartë