juventusi merr lajme pozitive nga portugalia 6867d9a00e0c4

Juventusi merr lajme pozitive nga Portugalia

July 4, 2025
1 minut lexim

Porto është gatshi t’i ulë kërkesat për kartonin e Francisco Conceiçao. Kështu shkruan gazeta portugeze “A Bola”, sipas së cilës klubi i “Dragoes” do të ishte i prirur të pranojë një reduktim të shumës fillestare të kërkuar për sulmuesin e lindur në vitin 2002 (30 milionë euro), duke e zbritur në rreth 28 milionë euro, me kusht që shitja të kryhet menjëherë dhe përfundimisht.

Ndërkohë, “Gazzetta dello Sport” dhe “Tuttosport” raportojnë se Juventusi ka vendosur të nxjerrë në treg Nico Gonzalez.

Pas një sezoni zhgënjyes, ish-sulmuesi i krahut i Fiorentinës nuk i ka bindur drejtuesit bardhezinj. Drejtori i përgjithshëm Damien Comolli është i gatshëm të administrojë largimin e tij.

Me fjalë të tjera: Nico Gonzalez është në merkato dhe Juventusi do të dëgjojë të gjitha ofertat pa bërë rezistencë në rast se do të mbërrijnë. Klubi është i bindur se mund ta përballojë mungesën e 5 golave dhe 4 asistimeve, sa të sezonit të fundit nga argjentinasi.

Paraqitje larg pritshmërive krahasuar me periudhën e tij te Fiorentina. Megjithatë, vetë lojtari ka një mendim tjetër. Për momentin nuk e sheh veten diku tjetër dhe është i vendosur të dëshmojë se mund të jetë element i vlefshëm për Juventusin.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

delvine ishte duke montuar tenden e diellit bie nga lartesia 44 vjecari procedohet pronari 6867d928ce3f6
Lajmi i mëparshëm

Delvinë/ Ishte duke montuar tendën e diellit, bie nga lartësia 44-vjeçari, procedohet pronari

pas dorezimit te lendes ne gjykaten kushtetuese bajrami ldk do te marre pjese ne cdo seance konstituive 6867d9a31886c
Lajmi i radhës

Pas dorëzimit të lëndës në Gjykatën Kushtetuese, Bajrami: LDK do të marrë pjesë në çdo seancë konstituive

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë