juve inter hyn ne histori 68c04a13da8dc

Juve–Inter hyn në histori

September 9, 2025
1 minut lexim

Përballja e shumëpritur mes Juventusit dhe Interit këtë të shtunë do të ketë një risi historike për futbollin italian. Në ‘Allianz Stadium’ do të debutojë ‘Refcam’, një kamera ultra-moderne që u jep tifozëve mundësinë të shohin aksionet nga këndvështrimi i arbitrit.

Lega Serie A, në një njoftim zyrtar, theksoi se është një nga ligat e para evropiane që aplikon këtë teknologji, pas testimeve të suksesshme në Kupën e Botës për Klube të FIFA-s:

“Është një ditë historike për evoluimin e spektaklit televiziv dhe inovacionin teknologjik”, thuhet në komunikatë.

“Refcam” është një mikrokamera me rezolucion të lartë, që peshon vetëm 6 gramë dhe vendoset në bazën e mikrofonit të gjyqtarit kryesor. Ajo do të përdoret gjatë nxehjes, në momente specifike të ndeshjes si përgatitja e goditjeve të dënimit, apo për të treguar ripërsëritje spektakolare. Pamjet do të jenë gjithashtu të disponueshme për sistemin VAR, duke shtuar transparencën në vendimet e arbitrave.

Luigi De Siervo, administrator i deleguar i Legës, e cilësoi këtë hap si një revolucion për futbollin italian: “Refcam ofron perspektivën reale të arbitrit, duke e bërë eksperiencën televizive edhe më tërheqëse dhe gjithëpërfshirëse.

Është një inovacion që forcon spektaklin e Serisë A dhe e prezanton produktin tonë në nivel global me imazhe unike”.

Derbi i Italisë kështu nuk do të jetë vetëm një duel mes dy gjigantëve të futbollit italian, por edhe një moment historik në rrugën drejt futbollit të së ardhmes.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aksident i rende ne marinez te fierit makina perplas femijen 4 vjec 68c049b5067ba
Lajmi i mëparshëm

Aksident i rëndë në Marinëz të Fierit, makina përplas fëmijën 4 vjeç

basha priti ne takim ambasadorin e sllovenise ne kosove borut blaj 68c04a200363d
Lajmi i radhës

Basha priti në takim Ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj

Të fundit nga

ShkoLartë