juve dhe napoli fitoret qe ringjallin shpresat 6928709384311

Juve dhe Napoli, fitoret që ringjallin shpresat

November 27, 2025
min lexim

Napoli dhe Juventusi kanë ringjallur shpresat për kualifikim në Champions League pas fitoreve të fundit që i kanë rikthyer në garë për një vend në fazën e playoff-it.

Të dy ekipet ndodhen në një moment vendimtar, por situata aktuale tregon se objektivi minimal është plotësisht i arritshëm.

Juventus ka bërë një hap të rëndësishëm përpara pas fitores ndaj Bodo/Glimt, duke u ngjitur në gjashtë pikë dhe duke u afruar me zonën e playoff-it.

Sipas të dhënave të “Football Meets Data”, bardhezinjtë kanë 91% mundësi për t’u renditur mes 24 më të mirëve, një tregues i qartë se rruga drejt objektivit është e hapur. Megjithatë, as për Juven nuk është e lehtë të synojë “Top 8”. Edhe në rast suksesi në të tre sfidat e mbetura, 15 pikë mund të mos jenë të mjaftueshme për shkak të konkurrencës së lartë dhe diferencës së golave, që aktualisht është zero.

Për këtë arsye, prioriteti mbetet sigurimi i playoff-it, objektiv që duket real dhe i arritshëm duke parë ritmin e skuadrës.

Në këtë fazë të Champions-it, Juventus dhe Napoli shihen të favorizuara për të ecur më tej, edhe pse rruga e secilës mbetet e ndryshme. Napoli mban gjallë edhe një shpresë të vogël për 1/8-at, ndërsa Juventusi kërkon të forcojë pozitat në zonën e sigurisë. Fundi do të jetë vendimtar për të dyja skuadrat italiane që shpresojnë të mos ndalen këtu.

 Napoli, me suksesin kundër Karabag, ka arritur në kuotën e shtatë pikëve dhe i mbeten edhe tre ndeshje për të vulosur kualifikimin. Për napolitanët mjaftojnë tre pikë të tjera për të qenë praktikisht të sigurt në mesin e 24 skuadrave, ndërsa dy pikë mund ta çonin gjithçka te golavarazhi, që aktualisht është –3.

Analizat e platformës “Football Meets Data” e vendosin Napolin me një probabilitet prej 86 për qind për të hyrë në playoff, një shifër që pasqyron qartë përparimin e bërë pas fillimit të vështirë.

Megjithatë, gara për një vend në “Top-8” mbetet shumë më e komplikuar. Për të arritur drejtpërdrejt në 1/8-at, skuadra duhet të fitojë të gjitha ndeshjet e mbetura dhe të përmirësojë ndjeshëm diferencën e golave, duke synuar një total prej 16 pikësh që mund të jetë standardi minimal për kualifikimin automatik.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

erion isai del pas dy oresh nga spak kyc gojen per mediat 69287034d17ff
Lajmi i mëparshëm

Erion Isai del pas dy orësh, nga SPAK/ “Kyç gojën” për mediat

presidentja vjosa osmani vizite ne shkoder pritet nga kryebashkiaku benet beci 692870a019cd4
Lajmi i radhës

Presidentja Vjosa Osmani vizitë në Shkodër, pritet nga kryebashkiaku Benet Beci

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë