justin trudeau surprizoi ne sunny hill ish kryeministri kanadez ndoqi nga afer koncertin e katy perry 6a6ddedd3489f

Justin Trudeau surprizoi në Sunny Hill/ Ish-kryeministri kanadez ndoqi nga afër koncertin e Katy Perry

August 1, 2026
1 minut lexim

Katy Perry elektrizoi publikun në natën e parë të Sunny Hill Festival me një performancë plot energji në Prishtinë. Megjithatë, përveç spektaklit në skenë, një tjetër detaj tërhoqi vëmendjen e fansave.

Prej ditësh qarkullonin spekulime nëse partneri i saj, ish-kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau, do ta shoqëronte gjatë vizitës në Kosovë. Edhe pse ai nuk u shfaq publikisht gjatë koncertit, prania e tij në festival është konfirmuar.

Ishte DJ Deezy, një nga artistët pjesëmarrës në Sunny Hill Festival, ai që publikoi një fotografi me Trudeau nga ambientet e festivalit, duke zbuluar se politikani kanadez ndodhej në Prishtinë për të ndjekur nga afër performancën e këngëtares.

Image

DJ Deezy, Justin Trudeau

Gjatë koncertit, Katy Perry interpretoi disa prej hiteve më të njohura të karrierës së saj, duke dhuruar një spektakël që u prit me entuziazëm nga publiku.

Romanca mes Katy Perry dhe Justin Trudeau u bë objekt diskutimi për herë të parë në verën e vitit 2025, pasi të dy u fotografuan duke darkuar së bashku në Montreal. Më vonë, çifti e bëri publike lidhjen dhe që atëherë është shfaqur së bashku në disa evente dhe pushime.

Justin Trudeau drejtoi Kanadanë si kryeministër nga nëntori i vitit 2015 deri në mars të vitit 2025, ndërsa vizita e tij në Kosovë ishte mbajtur larg vëmendjes së mediave deri në publikimin e fotografisë nga DJ Deezy, e cila konfirmoi se ai ishte i pranishëm në festival për të mbështetur partneren e tij.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ambasada e shba se ne jordani u ben thirrje qytetareve te saj te marrin ne konsiderate largimin nga lindja e mesme 6a6dde47d763d
Lajmi i mëparshëm

Ambasada e SHBA-së në Jordani u bën thirrje qytetarëve të saj të marrin në konsideratë largimin nga Lindja e Mesme

instituti i shendetit ska raste te reja te etheve te nilit perendimor 6a6de2e6de20e
Lajmi i radhës

Instituti i Shëndetit: S’ka raste të reja të ‘etheve të Nilit Perëndimor’

Të fundit nga

ShkoLartë