juristet kushtetuesja e qarte ne vendimin per konstituim te kuvendit 68a42a219a1e6

Juristët: Kushtetuesja e qartë në vendimin për konstituim të Kuvendit

August 19, 2025
1 minut lexim

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, tha se Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj ka treguar qartë procedura ligjore dhe kushtetuese për konstituimin e Kuvendit. Sipas tij, Gjykata ka dhënë zgjidhje edhe mënyrën e zgjedhjes së kryeparlamentarit.

‘’Kushtetuesja ka specifikuar se deri në tri herë ka të drejtë të kandidohet një kandidat për kryetar të Kuvendit”, tha Shala për RTV21

Profesori i cështjeve juridike, Mazllum Baraliu, bënë thirrje që partitë politike duhet ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

‘’Kjo klas politike e ka humbur kredibilitetin dhe besueshmërinë tek qytetarit votues”, tha Baraliu.

Në pritje të një vendimi zyrtar të LVV-së nëse do ta repsektojnë apo jo vendimin e Gjykatës Kushtetuese, gjatë ditës kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se LVV-ja gjithmonë ka respektuar akgjykimet.

Shala, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se është shumë e rendësishme që partia fituese LVV-ja të mos e keqpërdor të drejtën e propozimit për kryeparlamentar.

‘’Është shumë e rendësishme që partia e parë të reflektoj duke mos keqpërdor procedura për bllokimin e konstituimit të Kuvendit”, deklaroi Shala.

Pas publikimit të akgjykimit të plotë nga Gjykata Kushtetuese, kryesuesi i seancës Avni Dehari duhet të thërras seancës konstituive për të vazhduar me pikën e tretë të rendit të ditës, zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit përmes votimit të hapur.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kanabis cokollate dhe vaj kokaine dhe ktheu banesen ne laborator droge arrestohet 61 vjecari 68a429b59c7b0
Lajmi i mëparshëm

Kanabis çokollatë dhe vaj, kokainë dhe…/ Ktheu banesën në laborator droge, arrestohet 61-vjeçari

zelensky dhe trump bisedonin ne shtepine e bardhe rusia nuk i ndali bombardimet 68a42b356b6f1
Lajmi i radhës

Zelensky dhe Trump bisedonin në Shtëpinë e Bardhë, Rusia nuk i ndali bombardimet

Të fundit nga

Karton i kuq për Lindrit Kamberin në Zvicër

Futbollisti Lindrit Kamberi pati një mbrëmje të pafat në përballjen mes BSC Young Boys dhe FC Zurich në kampionatin zviceran. Young Boys triumfoi me rezultat bindës 3:0 ndaj Zurich-ut, ndërsa ndeshja u
ShkoLartë