julian alvarez jo shume i lumtur ne madrid 697de3870595c

Julian Alvarez, jo shumë i lumtur në Madrid

January 31, 2026
1 minut lexim

A dëshiron Julián Alvarez të ndryshojë ambient? Kjo është një pyetje që bëhet gjithnjë e më shpesh muajt e fundit, pasi disa klube janë interesuar për të.

Në veçanti Barcelona, e cila është gati të ndryshojë diçka në repartin ofensiv kur kontrata e Lewandowskit të përfundojë 30 qershorin e ardhshëm.

Atëherë do të kuptohet nëse argjentinasi do të jetë objektivi kryesor i blaugranave, edhe pse mënyra e tij e lojës vlerësohet shumë nga drejtuesit katalanas.

Disa zëra e përshkruajnë atë si jo shumë të lumtur për të qëndruar në Madrid në vitet e ardhshme.

Presidenti i Atletico, Enrique Cerezo, e ka hequr nga merkatoja për këtë sesion: “Julián ka një kontratë të gjatë me Atlético Madridin dhe besoj vërtet se të dyja palët duan të vazhdojnë.

Nuk kemi pasur asnjë bisedë me Barcelonën apo klube të tjera. Duam të qëndrojë me ne. A jam i qetë? Jo i qetë, por shumë i qetë”.

Mbetet për t’u parë nëse në qershor, ndoshta pas Botërorit, Atletico do ta mbajë në skuadër apo jo. Sot, Julián Álvarez mbush 26 vjeç.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

a do te rihynte serish ne shtepine e bbv ish banori kam disa qellime per te arritur 697ddcf55d019
Lajmi i mëparshëm

A do të rihynte sërish në shtëpinë e BBV? Ish-banori: Kam disa qëllime për të arritur…

incidenti i pazakonte fiken ngrohjen dhe iken me pushime apartamenti pushtohet nga akulli 697de44a7a34b
Lajmi i radhës

Incidenti i pazakontë! Fikën ngrohjen dhe ikën me pushime, apartamenti ‘pushtohet’ nga akulli

Të fundit nga

ShkoLartë