Aktorja dhe modelja amerikane Julia Fox tërhoqi sërish vëmendjen në Londër, teksa u shfaq me një veshje tejet provokuese në mbrëmjen gala të organizuar nga British Vogue, në kuadër të Javës së Modës në kryeqytetin britanik.
35-vjeçarja, e njohur për stilin e saj të pazakontë dhe shpeshherë sfidues, përmbylli mbrëmjen e saj në ambientet luksoze të Chiltern Firehouse, pas një ndalese në restorantin italian Carbone, ku u mbajt edhe festa zyrtare e Vogue.
Fox u pa me një fustan korseje prej lëkure, me një dekolte të thellë që la pak vend për imagjinatë, duke nxjerrë në pah gjoksin dhe siluetën e saj, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Bota sot”.

Veshja vazhdoi të tërheqë vëmendje edhe për pjesën e pasme, e cila ishte e dukshme përmes materialit të tejdukshëm me dantellë.
E njohur për natyrën e saj të hapur dhe deklaratat shpesh të drejtpërdrejta, Julia ndodhet në Londër për një vizitë të shkurtër, ndërsa ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes edhe për jetën e saj personale.

Në një postim në TikTok, ajo ka akuzuar familjen e ish-bashkëshortit të saj, Peter Artemiev, se e kanë përjashtuar nga ceremonia e pagëzimit të djalit të tyre katërvjeçar, Valentino. Sipas saj, ajo e ka mësuar për ngjarjen vetëm pasi ishte zhvilluar.
Burimi: botasot.info


