julia fox jam panseksuale mund te terhiqem nga kushdo dhe gjithcka 68a665b31b1aa

Julia Fox: Jam panseksuale, mund të tërhiqem nga kushdo dhe gjithçka

August 21, 2025
1 minut lexim

Aktrisja e filmit Uncut Gems, Julia Fox, ka zbuluar si e konsideron orientimin e saj seksual, duke pranuar gjithashtu: “Nuk kuptoj se përse një burrë do të ishte i dobishëm.”

Një vit pas momentit kur aktorja kishte deklaruar se ishte lesbike edhe pse më vonë sqaroi se ishte “e hapur” për një lidhje me një grua, Julia dha një përditësim mbi atë çfarë mendon se është seksualiteti i saj.

“Jam panseksuale; mund të tërhiqem nga kushdo dhe gjithçka,” tha Julia për Allure në një intervistë të publikuar më 19 gusht. “Nëse do të bazohej vetëm tek aspekti fizik, më tërheq më shumë trupi i femrës. Burrat fizikisht nuk më bëjnë përshtypje, por mund të tërhiqem nga mendja e një burri.”

Ajo shtoi: “Unë jam një person që ndjek vibe-in.”

Megjithatë, ndërsa prezantuesja e OMG Fashun ka “patur padyshim simpatitë dhe ka bërë disa gjëra me gra,” ajo pranoi se nuk ka pasur “një marrëdhënie të plotë.” Megjithatë, sqaroi se nuk ndihet më e detyruar të “merret me burra.”

“Si është jeta ime, nuk kuptoj se përse një burrë do të ishte i dobishëm,” vazhdoi Julia, e cila ka një djalë, Valentino, 4 vjeç, me ish-bashkëshortin Peter Artemiev. “Jam totalisht e fokusuar të jem një nënë e mirë, një ofruese e mirë, dhe të realizoj ëndrrat e mia.”

35-vjeçarja shtoi: “Ka shumë më tepër gjëra për të bërë me kohën tënde sesa të presësh për të parë nëse një djalë do të të shkruajë apo jo.”

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

parashikimi i motit per neser 68a6648fd6131
Lajmi i mëparshëm

Parashikimi i motit për nesër

u zhduk pa lene gjurme ish zv drejtori i akshi kthehet prane familjes isha ne 68a6b099e1a34
Lajmi i radhës

U zhduk pa lënë gjurmë, ish-zv.drejtori i AKSHI kthehet pranë familjes: Isha në…

Të fundit nga

ShkoLartë