Boksieri britanik Anthony Joshua përsëriti sërish dëshirën e tij për të dueluar me Tyson Fury.
Një deklaratë që konfirmon objektivin e tij për një duel me patriotin e tij, pak ditë pas triumfit ndaj Jake Paul në Majemi.
Promotori Frank Warren zbuloi javën e kaluar se Fury kishte treguar shenja se do të kthehej në ring për ndeshjen e madhe britanike. Ndaj, Joshua lëshoi një sfidë të re në intervistën e tij pas mbërritjes në Angli.
“Mezi pres të hyj në vitin 2026. Nëse Tyson Fury është aq serioz sa mendon se është, dhe dëshiron të ulë gishtat e Twitter-it dhe të veshë dorezat, të vijë të luftojë me një nga luftëtarët më të vërtetë. Unë e pranoj sfidën”, shtoi Joshua.
Më tej, ish-kampioni iu botës në peshën e rëndë tha: “Hyr në ring me mua të shohim nëse je një djalë i keq. Le të të shohim në ring dhe të flasim me grushte“. Edhe promotori Eddie Hearn mbështeti vendosmërinë e Joshua.
“Ne e duam duelin me Tyson Fury. Kjo është sfida më e madhe.
Mund ta organizojmë menjëherë. Asnjë ndeshje e ndërmjetme. Nëse Tyson është gati dhe AJ është gati, nuk kemi pse të ndeshemi vonë“, tha Hearn.
Burimi: botasot.info


