josep borrell shba te nuk mund te konsiderohen me aleate te be se 6924d782a74ac

Josep Borrell: SHBA-të nuk mund të konsiderohen më aleate të BE-së

November 25, 2025
1 minut lexim

Ish-përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, është shprehur se SHBA-të nuk mund të konsiderohen më aleate të Bashkimit Europian, pas planit me 28 pika për ti dhënë fund luftës në Ukrainë.



Komentet Borrell i bëri përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, ku shkroi se Trump së paku duhet të ishte konsultuar me BE-në për këtë plan, shkruan A2 CNN.

Ai shtoi gjithashtu se dorëzimi i BE ndaj kërkesave të Trump për shpenzimet ushtarake, tarifat, derregullimin dixhital, taksimin shumëkombësh dhe furnizimin me energji nuk ka arritur asgjë.

“Me planin 28-pikësh për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, SHBA-të dhe Trump nuk mund të konsiderohen më si aleate e Evropës, e cila as nuk konsultohet për çështje që ndikojnë në sigurinë e saj. Evropa duhet ta pranojë dhe të reagojë ndaj këtij ndryshimi në politikën e SHBA-së.

Plani i Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë nxjerr në pah dështimin e strategjisë së paqësimit të BE-së. Dorëzimi ndaj kërkesave të tij për shpenzimet ushtarake, tarifat, derregullimin dixhital, taksimin shumëkombësh dhe furnizimin me energji nuk ka arritur asgjë”, tha Borrell.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dobesohet klima e biznesit ne gjermani 6924d19aa37d6
Lajmi i mëparshëm

​Dobësohet klima e biznesit në Gjermani

ngjarjet e dates 25 nentor 6924d86f2e4bd
Lajmi i radhës

Ngjarjet e datës 25 nëntor

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë