jose mourinho tregon pse u ndeshkua me karton te kuq 69ae3b41ac5c5

Jose Mourinho tregon pse u ndëshkua me karton të kuq

March 9, 2026
1 minut lexim

Trajneri i Benfica-s, Jose Mourinho, reagoi pas ndeshjes për polemikën e kartonit të kuq dhe komentet e bëra ndaj tij nga stafi i Portos.

Mourinho u shpreh i habitur dhe i indinjuar nga akuzat se po vepronte si “tradhtar”.

“Djali nga pankina e Portos më quajti tradhtar 50 herë.

Dua një shpjegim:

Si jam tradhtar?

Kam qenë te Porto dhe i kam dhënë Portos shpirtin tim.

Kam shkuar te Chelsea, dhe i kam dhënë Chelsea shpirtin tim. Real Madrid?

E njëjta gjë. Inter, Fenerbahçe… kam qenë kudo në botë dhe kam dhënë shpirtin dhe jetën time, 24 orë në ditë, çdo ditë. Kjo quhet profesionalizëm.”

Ai gjithashtu kritikoi një koleg të tij që e quajti tradhtar, duke theksuar:

“Unë nuk kam problem me fyerjet e tifozëve të Portos. Por një koleg i imi të më quajë tradhtar… pse jam tradhtar?

Sepse jap gjithçka për Benfica? Ndoshta nesër largohem dhe shkoj te Estrela Amadora, União Leiria apo Moreirense, gjithmonë do të jap gjithçka si gjithmonë. Si jam tradhtar? Nuk më pëlqeu”, u shpreh Jose

Kujtojmë që derbi mes Benficas dhe Portos u mbyll me rezultatin e barabartë 2:2.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

manxhuka rashiq eshte ngaterruar nuk behej fjale per manastirin e decanit 69ae05d085974
Lajmi i mëparshëm

Manxhuka: Rashiq është ngatërruar, nuk bëhej fjalë për Manastirin e Deçanit

pa te brendshme mbi motor influencuesja e njohur nuk permbahet ne rrjetet sociale 69ae6cd45bf8b
Lajmi i radhës

Pa të brendshme mbi motor, influencuesja e njohur nuk përmbahet në rrjetet sociale

Të fundit nga

Kush do të jetë anëtarët e rinj të KQZ-së?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është i gatshëm të organizojë zgjedhje të reja nëse ato shpallen, megjithëse thonë se procesi mund të paraqesë sfida për shkak të afateve të shkurtra. Sfida të
ShkoLartë