josa nuk diskutoj pozitat e mia tani 68c5ac33e0670

Josa: Nuk diskutoj pozitat e mia tani

September 13, 2025
1 minut lexim

Egnatia arriti të mposhtë Bylisin ditën e sotme me rezultatin minimal 1-0. Në përfundimin e takimit, trajneri i Bylisit Mirel Josa doli në prononcim për mediat.

“Nuk është problem 3 javë pa një fitore, por tek shprehja e lojës sonë.

Nuk e bëmë ashtu siç duhej, e lamë Egnatian ta qarkullonte topin shumë lart. Duhet të kishim presion dhe kjo që ndodhi, siç ndodhi te rasti i penalltisë. Në pjesën e dytë u futëm në lojë për një rezultat.

3 pikë nuk janë shumë sepse një fitore të ngren.

Nuk diskutoj pozitat e skuadrës tani, doja t’u shprehnin më tepër në fushë. ndeshjet e tjera kemi pasur paraqitje shumë pozitive përsa i përket pjesës sulmuese dhe sot nuk e bëmë. Mos harrojmë që Flamurtari ka cilësi në skuadër dhe u shprehëm ndryshe.

Prisja diçka më tepër përsa i përket fitimit të topit dhe kalimit përpara dhe në pjesën e parë shumë pak e bëmë. Duhet të kishim reagim shumë të mirë kur ishim në gjysmëfushën e Egnatias. U bënë dhe dy ndryshime, një lojtar hyri për herë të parë në skuadër. Unë duhet të kem pretendimet e mia për lojtarët që hedh në lojë”, u shpreh Josa.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rama lirimi i hapesirave publike vijon pa nderprerje edhe gjate fundjaves 68c5abd6a5a3b
Lajmi i mëparshëm

Rama: Lirimi i hapësirave publike vijon pa ndërprerje edhe gjatë fundjavës

lidhja e arberise me qendren e kalabrise me dardanine autobusa elektrike rama pertej eshte emri i rrugetimit tone 68c5ac411d776
Lajmi i radhës

Lidhja e Arbërisë me Qendrën, e Kalabrisë me Dardaninë, autobusa elektrikë, Rama: Përtej është emri i rrugëtimit tonë

Të fundit nga

ShkoLartë