joey king mohon lifting un e fytyres tregon pergatitjen para met gala s 6aa7c4eec60e6

Joey King mohon lifting-un e fytyrës, tregon përgatitjen para Met Gala-s

September 14, 2026
1 minut lexim

Joey King ka mohuar thashethemet se i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në fytyrë para Met Gala-s, pasi pamja e saj në eventin e majit nxiti spekulime për një lifting të mundshëm.

Aktorja 27-vjeçare, e cila foli në podkastin “In Your Dreams” të Owen Thiele, sqaroi se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje në fytyrë.

Nuk bëra asnjë ndërhyrje kirurgjikale në fytyrë”, tha ajo, duke shtuar se ishte e lumtur që po fliste për këtë temë, shkruan DailyMail.

Image

Joey King

King tregoi gjithashtu se kishte ndjekur një regjim të veçantë para paraqitjes në tapetin e kuq. “Ajo që bëra, ishte një nxirje me spërkatje”, tha ajo.

“Dhe pastaj agjërova 36 orë. Asnjë ushqim, asgjë tjetër përveç ujit, gjë që unë nuk e promovoj”.

Image

Joey King

Ajo shpjegoi se një javë para Met Gala-s kishte marrë pjesë në një festë beqarie dhe ishte ndier e fryrë pas konsumimit të alkoolit.

Për këtë arsye, vendosi të bënte një “rivendosje” me agjërim. Para eventit, King bëri gjithashtu një masazh limfatik dhe një trajtim fytyre, ndërsa tha me humor se të gjitha këto përgatitje funksionuan, pasi njerëzit menduan se kishte bërë operacion plastik.

Image

Joey King

Joey King, e martuar me regjisorin Steven Piet, aktualisht po promovon “Practical Magic 2”, ku luan përkrah Nicole Kidman dhe Sandra Bullock.

Në film, ajo dhe Maisie Williams interpretojnë vajzat e personazhit të Sandra Bullock, Sally Owens. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

okb paralajmeron per afrimin e nje el nino rekord 6aa7c4091d727
Lajmi i mëparshëm

OKB paralajmëron për afrimin e një El Niño rekord

daut memishi mban premtimin ndahen vendimet e para cerdhja foleja ne pershefce drejt hapjes 6aa7c76175b5d
Lajmi i radhës

Daut Memishi mban premtimin, ndahen vendimet e para – çerdhja “Foleja” në Përshefcë drejt hapjes

Të fundit nga

ShkoLartë