joao cancelo i veteofrohet barces 695a6d74252dd

Joao Cancelo i vetëofrohet Barçës

January 4, 2026
1 minut lexim

Barcelona nuk do të ndjekë transferimin e Joao Cancelo gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas MARCA, trajneri Hansi Flick ka qenë i qartë se nuk është i interesuar për rikthimin e mbrojtësit portugez, pavarësisht faktit se lojtari i është vetëofruar klubit për t’u larguar nga Arabia Saudite.

Fillimisht, katalanasit pritej të hynin në merkato për të gjetur një zëvendësues për Andreas Christensen, por emri i Cancelo u rikthye në skenë si një opsion potencial me kosto më të ulët.

Megjithatë, vendimi përfundimtar i klubit është që fokusi kryesor të mbetet te përforcimi në qendër të mbrojtjes.

Barcelona ka vendosur të mos nënshkruajë lojtarë vetëm për të plotësuar numrin, por vetëm nëse ata përputhen me planet sportive dhe financiare të klubit.

Edhe pse ekziston nevoja për një mbrojtës të djathtë rezervë për Jules Kounde, paga aktuale e Cancelo-s prej rreth 15 milionë eurosh në Arabinë Saudite është e papërballueshme për klubin.

Për shkak të strukturës aktuale të pagave dhe prioriteteve në merkato, rikthimi i Joao Cancelo te Barcelona konsiderohet shumë i pamundur, ndërsa klubi do të vazhdojë kërkimin për një mbrojtës qendror që të mbulojë mungesën e Christensen.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nga drejtimi i automjetit ne gjendje te dehur tek dhna ne familje disa te arrestuar ne fier 695a6d158bc96
Lajmi i mëparshëm

Nga drejtimi i automjetit në gjendje të dehur tek dh*na në familje, disa të arrestuar në Fier

1 mije e 500 euro per te vendosur tritolin ne paketen elektrike zbardhet roli i njerit prej te arrestuarve per vrasjen e hysni ymerajt 695a6e23f2963
Lajmi i radhës

1 mijë e 500 euro për të vendosur tritolin në paketën elektrike/ Zbardhet roli i njërit prej të arrestuarve për vrasjen e Hysni Ymerajt

Të fundit nga

ShkoLartë