jo me masakra me 40 euro shezlloni ndreu kater euro ne qender te shengjinit pese euro ne ranen e hedhun 685c506a59ba8

“Jo më ‘masakra’ me 40 euro shezlloni” – Ndreu: Katër euro në qendër të Shëngjinit, pesë euro në Ranën e Hedhun

June 25, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka deklaruar se çështja e shezllonëve në plazhe po shkon drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme dhe të drejtë.

Ai ka theksuar se është vendosur një formulë e re që parashikon të drejtën për të vendosur shezllone vetëm për hoteleritë, në raportin një me dy – pra, për çdo 50 dhoma hoteli, do të lejohen deri në 100 çadra.

“Është në rrugën e duhur, të themi njëherë e përgjithmonë ka punë. Kam qenë iniciatori i projektit të ri bashkë me ministren e Turizmit. Është debatuar gjatë në fund kemi gjetur formulën që vetëm hoteleritë mund të përfitojnë, pra hoteleritë  në sistemin një me dy, nëse ke 50 dhoma mund të kesh 100 qadra. Pra nuk mund të kesh më shumë. Këtë vit kemi një problem që janë disa kontrata pesë vjeçare që për shkak se janë në vitin e fundit dhe nuk i zhbëjmë dot. Vitin tjetër do të ketë një situatë akoma më të mirë”, ka deklaruar Ndreu.

Ndreu ka përmendur se bashkia e Lezhës është e vetmja që ka ndërtuar një sistem menaxhimi të kontrolluar me pagesë të arsyeshme, në dallim nga çmimet e larta të aplikuara në zona të tjera.

“Gjithsesi plazhet publike janë të dukshme aty, bashkësia e Lezhës le të themi se është e vetmja që ka ndërtuar një sistem edhe menaxhimi me pagesë. Që do të thotë që nëse iu kërkojnë shërbim por çmimi është në kuota të pranueshëm dhe nuk ka më masakra të tilla shembull 15 euro 20 – 25 deri në 40 euro që mund të paguajë një pushues, por ne kemi shkuar tre euro në Tale katër euro në qendër të Shengjinit, pesë euro në Ranën e Hedhun. Por nëse dëshiron mund të shkosh me qadrën tënde dhe e ke të lirë”, ka deklaruar ai

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

limaj perforcon driten 685c506744719
Lajmi i mëparshëm

Limaj përforcon Dritën

100 shqiptar fituan 33 milione euro ne rrjete sociale administrata tatimore fillon hetimin per mosdeklarim pasurie 685c5156c56f3
Lajmi i radhës

100 shqiptar fituan 33 milionë euro në rrjete sociale, Administrata Tatimore fillon hetimin për mosdeklarim pasurie

Të fundit nga

ShkoLartë