jevtoski lavderon skuadren shqiptare 6931c7336340e

Jevtoski lavdëron skuadrën shqiptare

December 4, 2025
1 minut lexim

Ekipi i Struga Trim Lum po bëhet gati për ndeshjen e fundjavës përkatësisht të javës së 16-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll.

Struga që kërkon kreun e tabelës do të luajë në Kavadar me Tikveshin. 

“Po, kemi një seri fitoresh, të cilat besoj se do t’i vazhdojmë në Kavadar.

Ne jemi ekipi më i mirë për momentin, kështu që si në çdo ndeshje tjetër, do të luajmë për 3 pikë kundër Tikveshit”, – tha futbollisti i Struga Trim Lum, Stefan Jevtoski.

“Golat janë vetëm një shpërblim për punën e mirë që bëjmë në fushë.

Sigurisht, do të doja të shënoja përsëri, por është e qartë se tre pikët janë më të rëndësishmet” – tha Jevtoski, i cili nuk e fsheh se Struga Trim Lum ka ekipin më të mirë në kampionat.

“Mendoj se këtë vit kemi ekipin më të mirë dhe besoj se në fund do të jemi ne ata që do të dalim kampionë.

Vardari është një ekip cilësore, e dëshmon këtë me serinë e ndeshjeve pa humbje, por mendoj se ne jemi një ekip më cilësor dhe në fund besoj se do të jemi të parët” – tha Jevtoski, i cili ka 11 ndeshje këtë sezon, 2 gola dhe 1 asistim.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ndahet nga jeta ish bashkepunetori i afert i enver hoxhes dhe ramiz alise 6931c6d9204ec
Lajmi i mëparshëm

Ndahet nga jeta ish-bashkëpunëtori i afërt i Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë

sbashk merr pjese ne konferencen boterore mbi inteligjencen artificiale 6931c74a9e2c1
Lajmi i radhës

​SBASHK merr pjesë në Konferencën botërore mbi inteligjencën artificiale

Të fundit nga

Laporta reagon sërish për “rastin Negreira”

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka folur publikisht për zhvillimet e fundit rreth “rastit Negreira”, çështje që prej vitit 2023 e ka vendosur klubin katalanas nën hetim për korrupsion ndaj gjyqtarëve. Gjykata
ShkoLartë