jeff bezos suksesi global dhe historia qe pak e njohin 6964a5ef6b910

​Jeff Bezos, suksesi global dhe historia që pak e njohin

January 12, 2026
1 minut lexim

Më 12 janar të vitit 1964, në Nju Meksiko, lindi Jeffrey Preston Jorgensen, i njohur sot si Jeff Bezos; sipërmarrës dhe investitor me rol kyç në e-tregti.

Ai themeloi Amazon.com, fillimisht për shitje librash; më vonë për shumëllojshmëri mallrash, duke u bërë dyqani më i madh në World Wide Web (www), dhe model i shitjeve në internet.

Jeff Bezos bëri bujë më 2013, kur bleu gazetën Washington Post për 250 milionë dollarë. Por historia e tij bëhet edhe më interesante. Jeff lindi në Albuquerque, Nju Meksiko nga prindër adoleshent, Jacklyn Gise dhe Ted Jorgensen, kur të dy ishin ende 17, 18 vjeçar.

Ata u martuan dhe pas dy vjetësh u ndanë. Kaluan edhe dy vjet të tjera dhe Jacklyn u martua me një emigrant politik kuban, Mike Bezos, dhe Jeff mori mbiemrin e njerkut, Bezos. Lidhjet me të atin biologjik u ndërprenë.

Në vitin 2010, gazetari Brad Stone, i revistës Businessweek ne San Francisko vendosi të shkruajë një libër mbi jetën dhe karrierën e Jeff Bezos. Brad filloi kërkimet për të mësuar se çfarë kishte ndodhur me Ted Jorgensenin, prindi biologjik i Jeffit, ku ndodhej ai? Përfundimisht, gazetari e gjeti Tedin në Glendale, një qytezë e largët në shtetin Arizona, ku ai kishte një dyqan biçikletash.

Gazetari shkoi nga Kalifornia për ta intervistuar dhe pyetja e parë që i bëri ishte – A keni fëmijë? – Tedi i tha – Jo, kam pasur një djalë, por ka vdekur kur ishte i vogël. Gjatë viteve të ndarjes, Ted Jorgensen ishte interesuar për të birin, por emri Jeff Jorgensen nuk figuronte në asnjë vend.

Dhe imagjinoni se çfarë ndjeu kur mësoi se Jeff Bezos, një nga miliarderët më të mëdhenj të Amerikës, ishte djali i tij. Libri “The Everything Store: Jeff Bezos and the Age of Amazon” i autorit Brad Stone doli nga shtypi në tetor 2013. Disa të dhëna në libër janë kontestuar a kundërshtuar nga Jeff Bezos, megjithatë libri është në shitje në dyqanin internetik amazon.com, drejtor ekzekutiv i të cilit është Jeff Bezos.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vaji i kokosit kunder celulitit si ta perdorni per lekure me te shtrenguar dhe me te bute 696492122924c
Lajmi i mëparshëm

Vaji i kokosit kundër celulitit: Si ta përdorni për lëkurë më të shtrënguar dhe më të butë

zgjedhja e presidentes halil geci paralajmeron opoziten ajo qe nuk i gjeti ne zgjedhjet e fundit do ti 6964a62151c2c
Lajmi i radhës

Zgjedhja e presidentes / Halil Geci paralajmëron opozitën: Ajo që nuk i gjeti në zgjedhjet e fundit, do t’i…

Të fundit nga

Adrola në fitnes, ekspozon trupin si peshk

Modelja shqiptare Adrola Dushi shquhet për bukurinë e saj natyrale. Por, duket se ka vendor të perfeksionizoj paraqitjen me anë të fitnesit. Në orët e vona ka publikuar një fotografi ne Instastory
ShkoLartë