je pa moral himci salianjit kerkon llogari per firmat ndaj shabanit kur ishe vete iniciator 693ea1768c2d9

“Je pa moral”/ Himçi-Salianjit: Kërkon llogari për firmat ndaj Shabanit, kur ishe vetë iniciator

December 14, 2025
min lexim

Deputeti demokrat, Blendi Himçi ka reaguar sot lidhur me diskutimet e mbledhjes së të shtunës së Kryesisë së PD-së, ku u trajtua gjerësisht edhe çështja e firmave për Avokatin e Popullit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Himçi shprehet se edhe pse personalisht nuk ka firmosur për kandidaturën e Endri Shabanit, por duhen dalluar ata deputetë që ishin iniciatorë dhe kërkonin firmën për Endri Shabanin te kolegët e tyre dhe deputetët që e firmosën në miëbesim pa u menduar dy herë.

Himçi ka ndarë edhe një mesazh ndaj Ervin Salianjit, se duke kërkuar loogari për firmat ka vepruar pa moral, pasi ai vetë ishte iniciator i tyre.

 “Marr shkas nga mbledhja e mbrëmshe e kryesisë ku fjala ime është transformuar në media me dashakeqësi, duke ju larguar thelbit dhe qëllimit të diskutimit mbi të cilat ngrita disa çështje parimore.

Më lejoni të sqaroj cili ishte qëndrimi im:

Në lidhje me zgjedhjen e Avokatit të Popullit, sigurisht vendosja e firmave nuk na nderon. Personalisht nuk e kam vendosur firmën për Endri Shabanin, por kjo nuk më nderon më shumë se kolegët e tjerë pasi i kemi zhgënjyer demokratët me këtë veprim.

Por duhet të dallojmë ata deputetë që ishin iniciatorë dhe kërkonin firmën për Endri Shabanin te kolegët e tyre dhe deputetët që e firmosën në miëbesim pa u menduar dy herë.

Të vish sot këtu duke akuzuar deputetët që kanë bërë gabim që kanë firmosur për Endri Shabanin, kur ti ke qenë iniciatori për mbledhjen e firmave, kjo nuk të nderon Ervin, dhe nuk ka as moral. Mua ma ke kërkuar personalisht Ti dhe unë nuk pranova të firmosja. Ja ke kërkuar dhe kolegëve të tjerë dhe ata në mirëbesim ta dhanë.

Së dyti: Nuk mund të qëndrojnë në Partinë Demokratike dhe demokrati idealist dhe pazarexhiu. Nuk mund të qëndrojnë në Parinë Denokratike dhe militanti dhe ai që helmon çdo ditë në media apo rrjete sociale duke u hequr si demokrat i kulluar e duke analizuar kush ishin fajtorët e zgjedhjeve brenda nesh ndërkohë që punuan haptas kundër interesave të PD në zgjedhjet e 11 majit.

Më vjen keq ta them Ervin por foltoren në Elbasan po ta pëgatisin këto “demokratë të kulluar”.

Kjo lëvizje e jotja private dëmton ecurinë e partisë. Momenti që ke gjetur jo vetëm është i papërshtatshëm por shërben si oksigjen për Edi Ramën, që është në situatën më kritike ndonjëherë gjatë qeverisjes së tij. Të gjitha mediat pranë qeverisë nuk merren me megavjedhjet e Ramës dhe të Ballukut por i kanë të gjithë prozhektorët tek lëvizja jote.

Ndaj ta kërkoj si mik, hiq dorë nga kjo lëvizje dhe na u bashko analizës së zgjedhjeve që po nisim me strukturat.

Mbi interesat e Partisë Demokratike askush nuk mund të vendosë interesat personal”,-shkruan Himçi.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kaq vite mbushi sot tayna 693e8ed12e3a0
Lajmi i mëparshëm

Kaq vite mbushi sot Tayna!

milani tronditet nderron jete futbollisti qe fitoi titullin kampion 693ea203c8c55
Lajmi i radhës

Milani tronditet, ndërron jetë futbollisti që fitoi titullin kampion

Të fundit nga

Murseli merr drejtimin e FC Shkupit

Erkan Murseli është emëruar trajner dhe ka marrë përsipër drejtimin e FC Shkupit në një nga momentet më të vështira për klubin bardhekaltër. Sot, Murseli udhëhoqi edhe stërvitjen e parë të ekipit
ShkoLartë