java nis me diell dhe temperatura te larta motit per diten e hene ja cilat jane 3 qytetet me te nxehta ne shqiperi 686a98643fbbe

Java nis me diell dhe temperatura të larta! Motit për ditën e hënë, ja cilat janë 3 qytetet më të nxehta në Shqipëri

July 6, 2025
1 minut lexim

Ditën e hënë (7 korrik) vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesditës deri ato të pasdites.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Elbasani, Berati dhe Gjirokastra pritet të shënojnë nesër temperaturat më të larta që do të arrijnë deri në 38 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 8 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi 10-14 m/s, ndërsa valëzimi në det do të jetë 2-3 ballë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pasdite priten reshje shiu ne disa pjese te vendit 686a89dedb884
Lajmi i mëparshëm

Pasdite priten reshje shiu në disa pjesë të vendit

talenti i kombetares vendos te firmose te klubi qe i ofron 300 mije euro ne sezon 686a98a03ccdb
Lajmi i radhës

Talenti i Kombëtares  vendos të firmosë te klubi që i ofron 300 mijë euro në sezon

Të fundit nga

ShkoLartë