java e 22 te luhet ne dy dite spikasin 3 sfida 697b40837d649

Java e 22-të luhet në dy ditë, spikasin 3 sfida

January 29, 2026
1 minut lexim

Java e 22-të e Abissnet Superiore është ndarë në dy ditë, të shtunën dhe të dielën.

Ndeshja e parë do të jetë ajo mes Vorës dhe Flamurtarit, që starton në orën 13:30 të së shtunës.

Po këtë ditë luhen dy ndeshje të tjera.

Mjaft interesante pritet të jetë sfida mes Partizanit dhe Elbasanit në “Arena e Demave”.

Dy skuadrat do të ndeshen mes tyre edhe në Kupën e Shqipërisë.

Dinamo City përballet me Bylisin në kryeqytet. Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00.

Për të dielën kalendari rezervon dy ndeshje shumë të forta në letër, Teuta-Vllaznia dhe Egnatia-Tirana. Të dyja këto ndeshje do të luhen me drita. Durrsakët, pas një ecurie të dobët, do të përballen me shkodranët kryesues, kurse kampionët në fuqi presin Tiranën e transformuar..

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trashesia e bores ne kodren e diellit eshte 34 centimetra 697b35e370c09
Lajmi i mëparshëm

Trashësia e borës në Kodrën e Diellit është 34 centimetra

e paprecedente nuk kishte bilete shoferi e zbret nga autobusi i shkolles 11 vjecari ecen mes bores 6 km ne kembe 697b414a2efef
Lajmi i radhës

E paprecedentë! Nuk kishte biletë, shoferi e zbret nga autobusi i shkollës. 11-vjeçari ecën mes borës 6 km në këmbë

Të fundit nga

ShkoLartë