java e 11 te e superiores premton lufte ne fushen e lojes 690b375666bdc

Java e 11-të e Superiores premton “luftë” në fushën e lojës

November 5, 2025
1 minut lexim

Superiorja në fundjavë sërish do t’i rikthehet aktivitetit të saj.

Skuadrat do të bëjnë mes tyre llogaritë e javës së 11-të të kampionati, ndeshje këto që janë programuar të luhet më 8 dhe 9 nëntor.

Saktësisht ditën e shtunë do të luhen 2 ndeshje në 2 orare të ndryshme.

Siparin e kësaj jave do ta “ngre” përballja mes Tiranës dhe Vorës, takim i cili do të startojë në orën 14:00 dhe do të zhvillohet në “Selman Stërmasi”.

Në orën 17:00 e gjithë vëmendja do të jetë te supersfida Vllaznia – Dinamo. Ekipet do të përplasen në “Loro Boriçi”, takim ky që premton të jetë mjaft i luftuar.

Ndërkohë ditën e dielë do të zhvillohen 3 sfidat e tjera. Gjithçka do të nisë në orën 14:00 me përballjen Bylis – Flamurtari në “Adush Muça”. Nga ana tjetër në orën 17:00 do të luhen paralelisht në Elbasan dhe Durrës.

Në “Elbasan Arena” përballë do të vihen Elbasani – Egnatia, ndërsa në “Niko Dovana” do të bëjnë mes tyre llogaritë e javës së 11-të Teuta – Partizani.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tentoi te kalonte 8 emigrante afrikane fshehur ne kamion kapet shoferi 52 vjecar 690b36f48e3ea
Lajmi i mëparshëm

Tentoi të kalonte 8 emigrantë afrikanë fshehur në kamion, kapet shoferi 52-vjeçar

dogana e kosoves vleresohet nga ke per reforma te suksesshme 690b37651d1de
Lajmi i radhës

Dogana e Kosovës vlerësohet nga KE për reforma të suksesshme

Të fundit nga

Real Madridi përballet me Valencian

Në një mbrëmje me tension të lartë në Mestalla, Real Madridi përballet me Valencian në një ndeshje kyçe të LaLiga EA Sports, me pasoja të rëndësishme për të dyja skuadrat. Los Blancos
ShkoLartë