jam duke te mbajtur me gjithe zemren time mes betejes me kancerin te nenes se saj beatrix ramosaj ndan postimin prekes mami jam shume krenare per forcen tende 6983cbb58db89

“Jam duke të mbajtur me gjithë zemrën time!”- Mes betejës me kancerin të nënës së saj, Beatrix Ramosaj ndan postimin prekës: Mami, jam shumë krenare për forcën tënde

February 5, 2026
1 minut lexim

Këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj ka ndarë një postim prekës në rrjetet sociale që i dedikohet nënës së saj, e cila po përballet me një betejë me kancerin.

Përmes disa ‘InstaStory-ve’ ku  shfaqet duke i mbajtur dorën nënës së saj, Beatrix ka shprehur dashurinë dhe krenarinë që ndjen ndaj të ëmës teksa shprehet se: “Nuk jam aty për të të mbajtur dorën, jam duke të mbajtur me gjithë zemrën time, mami, çdo frymëmarrje, çdo minutë. Një hap i madh u bë sot. Jam shumë krenare për forcën tënde, mami. Çdo ditë një hap më afër”.

Ndër të tjera artistja ka falenderuar edhe ndjekësit e saj për mbështetjen që I kanë dhënë në këtë periudhë të vështirë.

“Mirënjohëse për çdo mesazh, çdo lutje dhe çdo fjalë të mirë. Faleminderit që na rrethoni me kaq shumë dritë. Më falni nëse nuk mund t’u përgjigjem të gjithëve tani, por mbështetjen tuaj e mbaj me vete, ” shprehet Beatrix.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ash refuzimi i provimit te jurisprudences ne gjuhen shqipe eshte diskriminim institucional 6983c97f2e3f7
Lajmi i mëparshëm

ASh: Refuzimi i provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe është diskriminim institucional

monaco merr nje vendim per pogban 6983d242b51cc
Lajmi i radhës

Monaco merr një vendim për Pogban

Të fundit nga

Monaco merr një vendim për Pogban

AS Monaco ka marrë një vendim të rëndësishëm duke përjashtuar Paul Pogban nga lista e skuadrës për Ligën e Kampionëve. Mesfushori francez ka pasur një sezon tejet të vështirë, pasi deri më
ShkoLartë