ja notat per shqiptaret kunder real madridit 68b38b94a3a6a

Ja notat për shqiptarët kundër Real Madridit 

August 31, 2025
1 minut lexim

Real Madridi shënoi fitore minimale me rezultat 2:1 ndaj Mallorca-s, në takimin e javës së tretë të Kampionatit të Spanjës në futboll.

Goli i Vedat Muriqit me kokë në minutën e 18-të nuk i mjaftoi Mallorca-s për rezultat pozitiv.

Muriqi është vlerësuar me notën 7.5 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”. 

Marash Kumbulla vlerësohet me notën 6.3, ndërsa lojtar i ndeshjes është Vinícius Júnior i Realit.

Ai është vlerësuar me notën 8.2.

Muriqi e Kumbulla u paraqitën tërë takimin për Mallorca-n.

Pas javës së tretë Reali kryeson me 9 pikë e Mallorca është në pozitën e 18-të me 1 pikë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ibrahimi atmosfere energjike dhe fryme ndryshimi ne brvenice 68b37cbdc432e
Lajmi i mëparshëm

Ibrahimi: Atmosferë energjike dhe frymë ndryshimi në Brvenicë

pushimi veror drejt fundit kur do te rinisin seancat gjyqesore ndaj ish krereve te uck se 68b38ba344664
Lajmi i radhës

Pushimi veror drejt fundit, kur do të rinisin seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së?

Të fundit nga

ShkoLartë