ja cfare sillet nga dhenderi i kosoves ylli i futbollit evropian 694d3e9bf1b6d

Ja çfarë sillet nga dhëndëri i Kosovës, ylli i futbollit evropian

December 25, 2025
1 minut lexim

Situata e futbollisti Karim Adeyemi te Borussia Dortmund po shkon drejt një epilogu të qartë.

Ja çfarë sillet nga dhëndëri i Kosovës, ylli i futbollit evropian

Mediat gjermane raportojnë se klubi i Bundesligës ka vendosur të mos i vendosë më pengesa largimit të sulmuesit në afatin kalimtar te janarit, duke e nxjerrë zyrtarisht në shitje kartonin e tij.

Sipas burimeve pranë klubit, Adeyemi ka shprehur prej kohësh pakënaqësi me jetën në Dortmund dhe ka kërkuar transferimin në një qytet më të madh evropian.

Kjo dëshirë, mësohet se është ndikuar jo vetëm nga aspekti sportiv, por edhe nga jeta personale e futbollistit, konkretisht nga kërkesa e partneres së tij, këngëtares Loredana, për një ndryshim ambienti.

Fillimisht, drejtuesit e Dortmundit kishin refuzuar ta konsideronin largimin e lojtarit, duke e parë atë si një element të rëndësishëm për projektin e skuadrës.

Megjithatë, dinamika ndryshoi ndjeshëm pas zhvillimeve të fundit në fushë. Në një nga ndeshjet e fundit, Adeyemi pati një përplasje me kundërshtarët, ndërsa më pas, pas zëvendësimit, u largua menjëherë nga pankina, një veprim që u interpretua si shenjë pakënaqësie dhe tensioni me stafin teknik.

Pas këtyre episodeve, te Borussia Dortmund mësohet se kanë “ngritur flamurin e bardhë”, duke pranuar se mbajtja e lojtarit kundër dëshirës së tij nuk do të ishte zgjidhje.

Për këtë arsye, klubi është i gatshëm ta dëgjojë çdo ofertë serioze që mund të vijë gjatë afatit kalimtar të janarit.
Interes konkret për Adeyemin kanë shfaqur disa nga klubet më të mëdha të Europës.

Në krye të listës janë Manchester United dhe Barcelona, të cilat po monitorojnë nga afër situatën e sulmuesit gjerman dhe janë të gatshme të hyjnë në negociata.

Megjithatë, transferimi nuk pritet të jetë i lehtë. Borussia Dortmund ka vendosur një çmim rreth 60 milionë euro për kartonin e lojtarit, një shifër që mund të përbëjë pengesë serioze, veçanërisht për Barcelonën, e cila vijon të përballet me kufizime financiare.

Edhe pse interesimi ekziston, mbetet për t’u parë nëse klubet e interesuara do të jenë të gatshme të përmbushin kërkesat financiare të gjermanëve.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aksident i rende ne rrugen e arbrit nje person ne gjendje kritike 694d3e16f2b77
Lajmi i mëparshëm

Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, një person në gjendje kritike

perfshihet nga flaket banesa ne lac shkak bombola e gazit 694d3f2bd9633
Lajmi i radhës

Përfshihet nga flakët banesa në Laç, shkak bombola e gazit

Të fundit nga

ShkoLartë