izraeli nis nje operacion te ri ne bregun perendimor 6926cbd32162f

Izraeli nis një operacion të ri në Bregun Perëndimor

November 26, 2025
1 minut lexim

Ushtria izraelite njoftoi më 26 nëntor për një operacion të ri “kundër terrorizmit” në veri të Bregut të okupuar Perëndimor.

Ushtria dhe shërbimi i brendshëm i sigurisë thanë përmes një deklarate të përbashkët se “nisëm të operonim si pjesë e një operacioni të gjerë kundër terrorizmit në zonën e Samarisë së Veriut” – duke përdorur termin biblik izraelit për një pjesë të Bregut Perëndimor.

Ndërkaq, në një përgjigje për AFP-në ushtria izraelite tha se operacioni është i ri dhe nuk është pjesë e operacionit të saj kundër terrorizmit që nisi në janar të këtij viti, i cili kryesisht shënjestron kampet e refugjatëve palestinezë.

Dhuna në Bregun Perëndimor, që Izraeli e ka okupuar që nga viti 1967, është rritur që kur Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmoi Izraelin në tetor të vitit 2023, duke nxitur luftën në Gazë.

Dhuna nuk është ndalur pavarësisht armëpushimit të brishtë që është në fuqi në Gazë që nga 10 tetori.

Trupat izraelite ose kolonët kanë vrarë më shumë se 1.000 palestinezë – shumica nga ta militantë, por edhe dhjetëra civilë – në Bregun Perëndimor që nga fillimi i luftës, sipas të dhënave të Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

Të paktën 44 izraelitë, përfshirë ushtarë dhe civilë, janë vrarë gjatë sulmeve palestineze ose gjatë operacioneve ushtarake izraelite, sipas të dhënave zyrtare të Izraelit. / REL

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ekonomia dixhitale nuk eshte me ekskluzive vetem per ekspertet eden miner hap kanalin e fuqizimit te pasurise per njerezit e zakonshem 6926cb8e3d630
Lajmi i mëparshëm

Ekonomia Dixhitale Nuk Është Më Ekskluzive Vetëm për Ekspertët: Eden Miner Hap Kanalin e Fuqizimit të Pasurisë për “Njerëzit e Zakonshëm”

DARKO KOSTOVSKI
Lajmi i radhës

Kostovski: Ofensivë e madhe ndërtimore në Butel, Vizbegu po merr pamjen që meriton

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë