izraeli merr dy trupa qe hamasi thote se jane pengje 68f426368a202

Izraeli merr dy trupa që Hamasi thotë se janë pengje

October 19, 2025
1 minut lexim

Forcat izraelite kanë marrë dy trupa në Gaza, të cilat Hamasi i quan pengje, ka njoftuar zyra e kryeministrit izraelit.

Eshtrat, të cilat u transferuan përmes Kryqit të Kuq, do të transportohen në Izrael dhe do të identifikohen zyrtarisht. Hamasi më herët kishte thënë se trupat ishin gjetur në territorin palestinez të shtunën.

Para kësaj, eshtrat e 10 nga 28 pengjet e ndjerë ishin kthyer në Izrael.

Vonesa në kthimin e trupave ka shkaktuar zemërim në Izrael, pasi kushtet e marrëveshjes së armëpushimit të javës së kaluar parashikonin lirimin nga Gaza të të gjithë pengjeve – të gjallë dhe të vdekur. Hamasi thotë se ka pasur vështirësi për të gjetur trupat e mbetur nën rrënoja.

Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, ka urdhëruar që pika kufitare Rafah midis Gazës dhe Egjiptit të mbetet e mbyllur deri në njoftim të mëtejshëm, duke shtuar se rihapja e saj do të merret në konsideratë në varësi të kthimit të mbetjeve të fundit të pengjeve dhe zbatimit të marrëveshjes së armëpushimit.

Pika kufitare në Rafah është jetike për palestinezët që kanë nevojë për ndihmë mjekësore për t’u larguar, si dhe për mijëra të tjerë që duan të kthehen.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë theksuar se Hamasi duhet të “respektojë marrëveshjen dhe të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të kthyer të gjithë pengjet”.

Ndërkohë, Hamasi ka fajësuar Izraelin për vështirësitë në përmbushjen e kësaj detyre, duke thënë se sulmet ajrore në Gaza kanë shndërruar shumë ndërtesa në rrënoja dhe se Izraeli nuk po lejon hyrjen e makinerive të rënda në territor, shkruan BBC.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ndarja nga jeta e analistit te shquar janusz bugajski nje ze i pavdekshem per lirine dhe demokraci 68f4252573906
Lajmi i mëparshëm

Ndarja nga jeta e analistit të shquar Janusz Bugajski: Një zë i pavdekshëm për lirinë dhe demokraci

kshz rezultatet e votimit te dites se sotme do te publikohen me rezultatet e pergjithshme 68f43ed367fbf
Lajmi i radhës

KSHZ: Rezultatet e votimit të ditës së sotme, do të publikohen me rezultatet e përgjithshme

Të fundit nga

ShkoLartë