izraeli kritikon vendimin per cmimin nobel per paqen trump e meritonte 68e94bc2b83c5

Izraeli kritikon vendimin për Çmimin Nobel për Paqen: Trump e meritonte

October 10, 2025
1 minut lexim

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka kritikuar ashpër Komitetin e Çmimit Nobel pas vendimit të tij për të mos ia dhënë Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, çmimin Nobel për paqen.



Sipas mediave të huaja, çmimi i shkoi udhëheqëses së opozitës venezueliane dhe aktivistes pro-demokracisë, Maria Corina Machado.

“Komiteti i Nobelit flet për paqen, Presidenti Donald Trump e bën këtë të ndodhë”, shkruhej në llogarinë zyrtare në rrjetin social ‘X’ të zyrës së kryeministrit izraelit.

“Faktet flasin vetë, Presidenti Trump e meriton”, shkruante më tej kryeministri izraelit në postimin e tij.

Kjo deklaratë vjen pasi e njëjta llogari në rrjetin social ‘X’ ndau dje një imazh të gjeneruar nga inteligjenca artificiale të Netanyahut duke i dhënë Trumpit çmimin e paqes.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

avokati dhunoi rojen ne gjykaten e vlores reagon dhoma e avokatise distancohemi 68e94a92e9e40
Lajmi i mëparshëm

Avokati dhunoi rojen në Gjykatën e Vlorës, reagon Dhoma e Avokatisë: Distancohemi

driton selmanaj familjet me perkujdesje sociale do ti ndihmojme me 500 euro askush sduhet te fleje me frike se si do te kaloje te nesermen 68e94cb0a0aa7
Lajmi i radhës

Driton Selmanaj: Familjet me përkujdesje sociale do t’i ndihmojmë me 500 euro, askush s’duhet të flejë me frikë se si do të kalojë të nesërmen

Të fundit nga

Trump shpreh mbështetje për protestuesit iranianë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe një zyrtar i lartë i sigurisë në Iran kanë shkëmbyer deklarata kërcënuese, teksa protestat ekonomike po përhapen në disa pjesë të Republikës Islamike, duke
ShkoLartë