izet mexhiti pritet ngrohtesisht ne teneqe mahalle cairi ka njerez me vizion dhe kerkese per dinjitet 68ae2db619842

Izet Mexhiti pritet ngrohtësisht në Teneqe Mahallë: “Çairi ka njerëz me vizion dhe kërkesë për dinjitet”

August 26, 2025
1 minut lexim

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka zhvilluar një takim të drejtpërdrejtë me banorët e Teneqe Mahallës, një nga lagjet më të vjetra dhe karakteristike të komunës, ku u prit me ngrohtësi dhe mikpritje.

Mexhiti, në një postim në rrjetet sociale, ka theksuar se ky bashkëbisedim ishte një dëshmi e qartë e angazhimit të qytetarëve për një Çair më të zhvilluar dhe më dinjitoz.

“Teneqe Mahalla e Çairit na priti ngrohtësisht e miqësisht, ashtu siç dinë vetëm qytetarët e saj. Ky bashkëbisedim ishte një dëshmi se Çairi ka njerëz vizionarë, të cilët kërkojnë zhvillim dhe dinjitet për lagjen e tyre dhe për tërë komunën,” tha Mexhiti.

Ai theksoi se gjatë takimit u diskutua jo vetëm për projektet tashmë të realizuara, por edhe për ato që pritet të zhvillohen në të ardhmen. Sipas tij, takime të tilla janë thelbësore për ndërtimin e një politike të bazuar mbi nevojat reale të qytetarëve.

“Dëgjuam zërin e qytetarëve, idetë, shqetësimet dhe vizionin e tyre për një Çair që i ngjan energjisë dhe vitalitetit të tyre. Politika e vërtetë ndërtohet mbi nevojat dhe kërkesat e qytetarëve,” u shpreh ai.

Mexhiti shtoi se diskutime të këtij formati janë themeli i vizionit të tij për një komunë që “ecën me hapin e qytetarëve, që dëgjon, punon dhe ndryshon.”

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

mot i keq me stuhi ne disa rajone te frances italise dhe britanise paralajmerime per banoret deme te medha materiale 68ae2c4791c12
Lajmi i mëparshëm

Mot i keq me stuhi në disa rajone të Francës, Italisë dhe Britanisë! Paralajmërime për banorët, dëme të mëdha materiale

zjarr ne nje pallat ne lushnje evakuohen banoret 68ae2f541d898
Lajmi i radhës

Zjarr në një pallat në Lushnje, evakuohen banorët

Të fundit nga

Alarm për bombë në Aeroportin “Adem Jashari”

Një kërcënim me bombë është raportuar sonte në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur veprimet operative për të menaxhuar situatën dhe për të
ShkoLartë